“Unë do të shikoj nga afër lojtarët e mi, që luajnë te Roma: Spinazzola, Cristante dhe Pellegrini. Do të përqendrohem tek ata, por axurrët kanë një përzierje të mirë të lojtarëve me përvojë dhe djemve të rinj, që dinë të fitojnë”, – tha Mourinho për “The Sun”.
Pastaj, një vlerësim mbi lojën e axurrëve: “Mancini po fut pak më shumë cilësi sulmuese, por italianët nuk e humbin natyrën e tyre dhe dinë të mbrojnë mirë. Është e vështirë të gjesh pika të dobëta. Unë mendoj se do të jenë në çerekfinale”.
Disa fjalë edhe për Anglinë: “Unë gjithmonë mendoj për fizikun e një ekipi. Ju duhet një ekuilibër i caktuar për të fituar. Nuk mund të jeni një ekip i shkëlqyeshëm nëse nuk keni fizikalitet dhe cilësi. Kjo nuk ka asnjë lidhje me moshën dhe përvojën. Mosha mund të jetë një kontradiktë. Ndonjëherë keni lojtarë në të 30-at e tyre, që janë me të vërtetë naivë në fushë dhe ndonjëherë keni djem nga 18, 19 vjeç, që janë shumë inteligjentë dhe luajnë sikur të kenë pjekurinë e të rriturve. Shikoni çfarë po bëjnë Mount dhe Foden. Nëse jeni gati të luani një finale të Ligës së Kampionëve, sigurisht mund të luani çdo ndeshje në këtë planet”.
Më tej, një shaka edhe me Francën, e cila mbetet favorite për Mourinho: “Kur ke Mbappe në krah është vërtet e vështirë të mos fitosh”. Në fund, disa fjalë për Belgjikën: “Ajo ka Lukakun, me një progres të jashtëzakonshëm në dy vitet me Interin. Për belgët, ky Europian duhet të ketë moton: tani ose kurrë”. Lexo.com.al