Skuadra kombëtare e Shqipërisë ka marrë fitoren e parë në Europianin e Minifutbollit. Djemtë kuqezi kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Irlandës, në takimin e tretë të Grupit C.
Shqipëria nuk i diskutoi asnjëherë 3 pikët në këtë përballje, pasi që në minutën e 3-t zhbllokoi me Dushkun. Më pas në minutën e 20-t Dushku dyfishoi rezultatin, me golin që vulosi edhe shifrat përfundimtare të takimit.
Një rezultat që ishte i pritshëm, duke parë se pavarësisht humbjes në 2 ndeshjet e para, skuadra kuqezi kishte bërë paraqitje pozitive. Në këtë mënyrë vijnë edhe 3 pikët e para.
Shqipëri-Irlandë 2-0
GOL: Dushku 3′, Shima 20′
Formacioni: Xhaferri, Shima, Klosi, Dushku, Hysenbelliu.
a.ç