• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Europa përballë kaosit nga moti i keq

by Ardit Rada
14/02/2021 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoferë të bllokuar në autostradë, qendra vaksinimi të mbyllura, trena të anuluar, dëbora ka paralizuar një pjesë të Europës.

Në Gjermani, dhjetëra drejtues automjetesh dhe kamionësh u bllokuan gjatë natëspër rreth 30 kilometra në autostradën A2 pranë Bielefeld (Nordrhein-Westfalen) për shkak të motit të keq. Disa kamionë u përmbysën, duke bërë që autostrada të mbyllej në të dy drejtimet. Shumica e drejtuesve aluan gati 16 orë në automjetet e tyre në të ftohtë.

Temperaturat e ulëta vazhdojnë të prekin Holandën duke shkaktuar mbylljen e shkollave fillore, që do të hapnin portat për herë të parë pas shtatë javësh.

Qendrat e depistimit dhe vaksinimit kundër koronavirusit mbeten gjithashtu të mbyllura në të paktën tetë qytete të vendit, të goditura dje nga stuhia e parë e dëborës që prej më shumë se 10 vitesh.

Reshjet e dëborës, të shkaktuara nga stuhia, që meteorologët e kanë quajtur “Darcy”, janë ndalur sot, por Holanda po bëhet objekt i alarmeve të ndryshme meteorologjike.

Por, dhjetëra shkolla të kryeqytetit Amsterdam, të qyteti portual të Roterdamit, Utrecht dhe qytete të tjera kanë qendruar të mbyllura, kryesisht për shkak të vështirësive në transport, njoftoi stacioni televiziv publik NOS.

Dhjetëra fluturime janë anuluar apo vonuar në aeroportin e Schiphol të Amsterdamit, ndërkohë që ai i Eindhoven (jug) u mbyll. Të gjitha linjat e trenit janë mbyllur në vend duke përfshirë dhe ato me destinacion Gjermaninë.

Tramet janë ndërprerë në kryeqytetin e Amsterdamit dhe një tram ka dalë nga rruga për shkak të dëborës në Hagë, theksoi një gazetar.

Pjesa më e madhe e Holandës është mbuluar nga 5-10 centimetra dëborë, sipas stacionit televiziv publik NOS.

Më shumë se 80 vetura kanë dalë nga rruga pas rrëshqitjeve në dëborë, sipas autoritetit holandez të infrastrukturave, që këshillon drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet.

Të gjitha ndjeshjet e futbollit të Ligës së parë holandeze janë parashikuar të anulohen sidhe një ndeshje e Bundesligas gjermane.

Në anën tjetër të Detit të Veriut, Britania e Madhe është përfshirë gjithashtu nga reshjet e mëdha të borës, si pasojë e stuhisë “Darcy” nga meteorologët holandezë, erërat e së cilës arritën 90 kilometra në orë.

Në Gjermani, reshjet e dëborës kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha në qarkullimin e trenave në Rhenanie të Westphalie Veriore, rajoni më i populluar në vend, si dhe trafikun hekurudhor me nisje nga Hamburgu.

“Dëbora, me një trashësi deri në 30 centimetra ka shkaktuar gjithashty ndërprerje të mëdha në trafikun rrugor të vendit. 222 aksidente janë numëruar që nga e shtuna pasdite”, theksoi një zëdhënës i policisë.

Belgjika, vend fqinj i Holandës, ishte mbuluar nga një shtresë bore e lehtë por pritet që një rënie e ndjeshme e temperaturave të përfshijë vendin javën e ardhshme.

Në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë lëshuar një alarm portokalli për motin në juglindje të Anglisë, për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora dhe ndërprerjeve të pritshme të transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror.

Reshjet e mëdha të shiut që goditën sot brezin jugor të Tirrenit po shkaktojnë dëmet dhe problemet e para midis Campania-s dhe Basilicata-s, në jug të Italisë.

Në zonën e Salernos, 90 mm shi preken Giffone Valle Piana, por pikërisht në Potentino dhe Irpinia ka përmbytje të mëdha, që kërkuan evakuimin e familjeve me gomone.

Mbrojtja Civile dhe administrata komunale e Forinos, gjithashtu, po vlerësojnë mundësinë e evakuimit të të gjithë fshatit, nëse shiu vazhdon të bjerë me të tilla përmasa./a.p

Next Post
Shqipëria zgjohet e ngrirë, Policia e Shtetit apel qytetarëve në respektimin e rregullave

Shqipëria zgjohet e ngrirë, Policia e Shtetit apel qytetarëve në respektimin e rregullave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In