• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Europa Nostra” përgënjeshtron “Aleancën për Teatrin”: Nuk kemi bërë kurrë premtime të tilla false për financimin e Teatrit

by Ardit Rada
21/05/2020 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Europa Nostra” ka përgënjeshtruar “Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit” lidhur me financimin per rikonstruksionin e Teatrit Kombetar. Kujtojme se drejtuesit e Aleances per Mbrojtjen e Teatrit kane shprehur disa here se OJF “Europa Nostra” eshte ofruar te financoje rikonstruksionin e Teatrit. Por, keta te fundit kane theksuar se në asnjë moment nuk kane premtuar sigurim fondesh apo për më tepër financim të saj, por vetëm konsulencë.
Pergenjeshtrimi ka ardhur nga Sekretarja e Përgjithshme e Europa Nostra, Sneshka Mihailoviç, ne një intervistë për Euronews.

Ilva Tare: Ju lutem, më lejoni t’ju drejtoj një pyetje që shpresoj se do të qartësojë situatën që po diskutohet ditët e fundit. Komuniteti i artistëve, i atyre që donin ta mbronin dhe ta ruanin godinën, po thonë se Europa Nostra premtoi fonde për rindërtimin e godinës, ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se nuk ka dëgjuar kurrë për një ofertë të tillë për gjetjen e fondeve për rindërtim. Ata gjithashtu po thonë se ju, si organizatë, do të kishit ndihmuar negociatat me bankat për një kredi. Cila është e vërteta lidhur me këtë çështje? A ofruat ju fonde për rindërtimin, sa nëse ky është rasti ose cili ishte premtimi juaj?

Sneshka Mihailoviç: Shumë faleminderit që e bëtë këtë pyetje sepse e kam dëgjuar shumë mirë që ka pasur thashetheme dhe gjithashtu, edhe lajme të rreme, që po qarkullojnë pas shembjes brutale të teatrit. Europa Nostra kurrë nuk ka ofruar apo ka vendosur para në tryezë sepse ajo nuk është një organizatë financuese. Ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën.

Pra, kurrë ne nuk kemi bërë premtime të tilla false sepse kështu po nënkuptojnë disa persona për dhënien e parave. Por ajo që ne mund të themi është se Europa Nostra është një organizatë joqeveritare shumë e respektuar dhe e besueshme që ka punuar për shumë vite e dekada me institucionet e Bashkimit Europian.

Next Post
“Më kafshuat e më latë…”/ Brataj letër koronavirusit: Hera parë që kënaqem pa masë me fjalën “negativ”

"Ishte diçka jo reale"/ Brataj “i kthehet” opozitës: COVID-19 ekziston, në fund të muajit pritet të rritet numri i të infektuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In