• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa në krizë për respiratorë, kompania e vetme prodhon vetëm 500 në muaj

by A R
16/03/2020 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur po përballet me rritjen e përhapjes së COVID-19, Europa ka përpara një sfidë të madhe, mungesën e aparateve respiratore që shërbejnë për të ndihmuar frymëmarrjen te personat që kanë probleme me mushkëritë.

Qeveritë europiane kanë intensifikuar kërkimin pasi mjekët dhe spitalet po përgatiten për një rritje të numrit të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Italia, epiqendra e virusit në Europë, kërkoi katërfishimin e prodhimit mujor si dhe dërgoi forcat e armatosura për të ndihmuar, në mënyrë që të arrihej kuota e parashikuar.

Gjermania, një tjetër vend i goditur rëndë nga virusi, ka porositur një shtesë prej 10,000 aparatesh frymëmarrjeje nga një furnitor francez.

Ventilatorët- janë aparate të krijuara për të futur oksigjenin në mushkëri, tek pacientët të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje ose vuajnë nga sëmundje acute.

Këto aparate kanë rëndësi kritike për jetën e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Në Itali, personelit mjekësor i është thënë që të trajtojnë me përparësi pacientët me shanset më të larta për të mbijetuar, për shkak të mungesës së pajisjeve.

Prodhuesi i vetëm, “Siare Engineering “ mund të prodhojë maksimalisht 500 aparatura në muaj.

Pak më pozitive paraqitet situata në Gjermani. Spitalet gjermane tashmë janë ndër më të pajisurit në Europë, raporton Euronews Albania.

Sipas qeverisë, Gjermania ka rreth 28,000 shtretër nën kujdesin intensiv, nga të cilat 25.000 janë të pajisur me aparate frymëmarrjeje.

Franca, ku Presidenti Emmanuel Macron njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve nga e hëna për shkak të virusit, ka 5,065 shtretër të kujdesit intensiv të pajisur me ventilatorë.

/a.r

Next Post
Spitali i Fierit, njoftim të rëndësishëm: Për të marrë shërbimet, paraqituni me…

Spitali i Fierit, njoftim të rëndësishëm: Për të marrë shërbimet, paraqituni me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Përdorën simbole të Shqipërisë së Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In