Kryetarja e komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e Ukrainës, Mariana Bezugla, tha sonte se trupat ruse kanë ngritur raketahedhësit dhe po kërcënojnë të bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya në Energodar.
“Kujdes! Në Energodar është një termocentral bërthamor. Rusët kanë vendosur obus dhe kërcënojnë të qëllojnë centralin bërthamor. Do të jetë një fatkeqësi për të gjithë Evropën”, shkruan ajo në faqen e saj në Facebook.
/a.r