Përballja e sotme mes Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit, ka ndezur shpresat e shumë tifozëve në mbarë trojet shqiptare, por dhe në Diasporë. Në pjesën e parë ndeshja u dominua nga Milani duke shënuar 3 gola në portën e Shkëndijës. Pavarësisht dëshirës dhe këmbënguljes së skuadrës tetovare, është Milani i historisë që po bën detyrën në garat e kupave Evropiane.
Golat e Milanit u shënuan nga Andrea Silva në minutën e 13, ndërsa dy të tjerët kishin si autorë, Riccardo Mondolivo në minutën e 25, kurse goli i tretë për skuadrën e Milanit u shënua nga Andre Silva tre minuta më vonë.
ma.me