• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa e “mbyllur” dhe Ballkani “hapur”!

by Lutfi Dervishi
10/06/2022 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Ku dallon “procesi i Berlinit” nga “Ballkani Hapur”? Pse gjermanët thonë: “Procesi Berlinit” dhe jo “Ballkani Hapur”? Pse jemi kaq shumë të fiksuar me këtë togfjalësh? Pse Kosova është kundër? Pse kryeministri i  Shqipërisë më shpesh takon Presidentin e Serbisë se Presidenten e Kosovës? A është “Ballkani Hapur” më shumë Europë në rajon apo një kthim tek teza e vjetër serbe: “Ballkani, ballkanasve?” Pse Lavrov mbështet “Ballkanin e Hapur”? (S)A e mbështet SHBA,  Ballkanin e Hapur? A është e vërtetë se Europa na ka harruar, ka shpallur ditën e fejesës, por nuk po na sjell unazën? Ku është dallimi mes Procesit Berlinit”, minishengenit Ballkanik dhe Ballkanit të hapur?

Duken shumë pyetje për një term kaq “ekzotik” sa “Ballkani Hapur”, por shumica e tyre një pyetje retorike!

Procesi Berlinit: Pas anëtarësimit të Kroacisë në BE në vitin 2013, kur Keshilli Europian vendosi të bëj një pauzë në procesin e zgjerimit, për të mos kaluar në pesimizëm, për të  mbajtur gjallë perspektivën e anëtarësimit të vendeve të tjera të Ballkanit në BE dhe për të mbajtur premtimin  e Selanikut në 2003 se e ardhmja e rajonit është në BE, Gjermania nisi Procesin e Berlinit i finalizuar me Tregun e Përbashkët Rajonal. Autorësia e këtij procesi është në Berlin! Kjo dhe jo vetëm kjo është arsyeja që edhe kur është pyetur (ish) kancelarja gjermane në Tiranë, edhe kur është pyetur kancelari aktual në Berlin përgjigja ka qenë e njëjtë: mbështesim procesin e Berlinit!

A ka arritur rezultate ky proces apo ka dështuar?

Tregun e Përbashkët Rajonal e mbështesin 6 vendet e rajonit, thënë ndryshe: të gjithë. Ballkanin e Hapur e mbështesin gjysma e vendeve. Edhe SHBA thotë se mbështet proceset ku përfshihen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë.

Mbështetja te Procesi Berlinit nuk është vetëm me fjalë. Janë 1 miliardë euro si donacion dhe 10 miliardë euro kredi e butë. Projekti mbështetet nga Brukseli dhe SHBA.

Përveç ndihmës financiare është edhe komponenti integrues: Gjermania, motorri i BE-se është interesuar për anëtarësimin në Union të vendeve të rajonit!

Për Tregun e Përbashkët Rajonal jo vetëm janë dakord 6 vendet, por kanë miratuar edhe një Plan Veprimi prej 25 pikash. (Takimi Sofies 10 nëntor 2020)

Kjo është arsyeja kryesore  që Kosova thotë se nuk kemi nevojë për projekte që fotokopjojnë projektet ekzistuese.

Tregu i Përbashkët Rajonal është për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Të njëjtat gjëra “synon” edhe “Ballkani Hapur”.

Nëse autorësia e “Tregut Përbashkët Rajonal” është Berlini dhe Brukseli dhe mbështetja vjen jo vetëm me fjalë por edhe me fonde, Ballkani Hapur është me autorësi në rajon (Rama – Vuçiq) dhe mbështetja financiare vjen nga….?

Rajoni ka nevojë për më shumë Europë. Bashkëpunimi dhe zerimi i problemeve me fqinjët është parakusht për anëtarësi në BE- por jo alternativë ndaj BE!

Hapja e negociatave është momenti i fillimit të transformimit të madh ligjor, infrastrukturor, madje edhe kulturor! Kosto e anëtarësimit në BE është e lartë! Pa mbështetjen e Brukselit ne mund të themi fjalë të bukura dhe batuta te paharrueshme, por rrezikojmë të humbasin rrugën në oborr!

Nuk ka asgjë të keqe thellimi i bashkëpunimit mes vende të rajonit, por të pretendosh se ke arritur momentin EUREKA me termin Ballkani Hapur është pak e tepërt.

Te thellosh bashkëpunimin do të thotë që të gjithë njohin dhe respektojnë njëri-tjetrin. Serbia dhe Bosnja nuk njohin Kosoven! Bosnja vetë është në ethe ekzistenciale!

A ka vërtet njeri që mendon se Ballkani Hapur do të zgjidhë problemet e pambyllura në rajon?

Të thuash se Europa nuk po na hap derën ndaj ne tani do të europianizohemi vetë është shaka, që mund t’a bëjnë vetëm shakaxhinjtë e integrimit!

Next Post
Jemi të gjithë “politikanë”…

Pse me “bujë” çdo gjë...

Comments 1

  1. Sabiha Duka says:
    4 years ago

    O Lutfi ;
    – pse Gollobordasit, jetojnë në Shqipëri, dhe e quajnë vehten Bullgarë duke u bërë edhe shtetas të këtijë shteti, një nder ta, edhe ti o Lutfi ?
    – Pse ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com