• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa e ka të humbur luftën

by Java News
20/01/2019 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Christian Trippe

Heiko Maas nuk mund të kihet zili në këto ditë. Ministri i Jashtëm gjerman kërkon të shpëtojë mes amerikanëve dhe rusëve atë që nuk mund të shpëtohet më. Marrëveshja e ashtuquajtur, INF për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi ka vdekur. Traktati i vitit 1987 ka rregulluar shkatërrimin dhe ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi. Armë që u zhvilluan fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga SHBA. Nëse këto armë do të ishin vënë ndonjëherë në punë, atëherë ato do ta kishin kthyer Europën në një ferr të rrezatimit atomik, por jo SHBA, sepse për shkak të distancës ato nuk do të kishin arritur tokën amerikane.

Kështu ndalimi i raketave të tilla ka qenë gjithmonë një çështje ekzitenciale për europianët. NATO i është përgjigjur kësaj gjendjeje me një „strategji të dyfishtë”, kërcënim strategjik kundrejt sundimtarëve të Kremlinit. Nëse ju nuk i shkatërroni raketat tuaja SS-20, atëherë edhe ne do të prodhojmë të njëjtat armë – nga ana tjetër negociatat për një çarmatim të përgjithshëm janë gjithmonë të hapura.

Marrëveshja po jep shpirt

Kjo logjikë e forcës funksionoi. Bashkimi Sovjetik bëri kthesë dhe nënshkroi me SHBA marrëveshjen INF: Nga ana juridike vetëm dy palë janë pjesë e marrëveshjes. Kjo është e rëndësishme për të kuptuar, sepse ndërmjetësuesi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e ka në këtë kuptim luftën të humbur. Marrëveshja INF i dha fund debatit shkatërrues të armatimit bërthamor dhe zierjes së emocioneve. Tani kjo marrëveshje është duke dhënë shpirt. As një defibrilator diplomatik nuk po mund ta kthejë atë në jetë.

Sepse Rusia shkel prej vitesh marrëveshjen dhe zhvillon sisteme raketash, që si pasuese e Bashkimit Sovjetik nuk lejohet t’i prodhojë. SHBA nën Donald Trump nuk mendojnë gjatë, por bëjnë menjëherë të ditur, se do të dalin nga marrëveshja. Me presionin e vendeve europiane të NATO-s është vendosur edhe një afat i fundit nga Uashingtoni: Rusia ka kohë deri më 2 Shkurt për t’i dhënë fund programeve të saj bërthamore të armatimit. Pas kësaj do të pasojë heqja dorë nga marrëveshja formalisht. „Rusia mund ta shpëtojë marrëveshjen”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në takim me homologun rus. Por Sergej Lavrov u kundërpërgjigj, se ai nuk ka përshtypjen se SHBA janë vërtet të interesuara për një dialog. Thënë ndryshe – kjo nuk bëhet më.

alt - bitte stattdessen 43082159 verwenden (DW)Christian F. Trippe

Sepse edhe Rusia vetë do të shpëtojë nga prangat e INF, ashtu si SHBA. Të dyja e shohin veten të konfrontuara si nga ana strategjike ashtu edhe në politikën e armatimit me rritjen e Kinës si superfuqi. Kina nga e saj nuk i nënshtrohet asnjë regjimi kontrollues për sistemet e raketave me rreze të mesme veprimi. E europianët e dinë shumë mirë se si qëndron puna e interesave. Nga ana tjetër Europa është lënë në baltë nga pikëpamja strategjike. Sepse SHBA ndryshe nga më parë nuk janë më hegjemoni shpirtmirë i perëndimit. Nën presidentin impulsiv Donald Trump, SHBA po e humbasin gjithnjë e më shumë besimin e europianëve. Aktualisht nuk ka më konsultime për të kërkuar pozicione të përbashkëta globale.

Kontinenti në një qorrsokak strategjik

E sikur të gjitha këto të mos mjaftojnë, Europa ndodhet në një krizë të vazhdueshme. Brexit paralizon britanikët por edhe BE, Franca është e trazuar në politikën e brendshme, Gjermania në pikëpamje të politikës së sigurisë shihet nga shumë në aleancë si „e sëmura” e Europës. Qeveria gjermane kërkon tani të trajtojë fort temat e armatimit dhe kërcënimet që vijnë nga lufta kibernetike dhe kërkon ta ngrejë çështjen e sistemeve të armëve autonome në shkallë ndërkombëtare. Kjo mund të lëvdohet, por në plan afatshkurtër nuk të nxjerr nga qorrsokaku strategjik, në të cilin ndodhen sërish europianët një çerekshekulli pas Luftës së Ftohtë. Ndërkohë që interesat strategjike të Europës nuk kanë ndryshuar aspak në këta dhjetëvjeçarët e fundit: Europa nuk do të jetë as fushëbetejë dhe as top loje./DW

a.cupaj

Next Post
“Il mesaggero”: Tirana, aty ku ngjyrat pushtojnë rrugët, i projektuar për të ardhmen!

Bisedë me dhe për Shqipërinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

March 19, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

March 19, 2026
Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

Alarm në SHBA, dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In