Trajneri Zvicrës, Vladimit Petkovic publikoi listën provizore të lojtarëve, të cilët do të grumbullohen në kampin stërvitor para finaleve të Euro 2016.
Rivali i Shqipërisë ka përfshirë gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare në grup. Ata janë Behrami, Xhemaili, Mehmedi, Shaqiri, Tarashaj dhe Xhaka, por mungon Kasami.
Zvicra do të grumbullohet në Lugano nga 22 Maji deri më 3 Qershor.
Më parë janë publikuar listat e Francës dhe Rumanisë.
Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi do të publikojë emrat të shtunën, ku nuk priten surpriza. Shqipëria do të grumbullohet në Austri prej të hënës.
ma.me