• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euronews Albania, në të gjitha trojet shqipfolëse

by Java News
05/11/2018 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan sot partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon të arrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Me lançimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franchise për herë të parë. Ky partneritet tregon qartë objektivin strategjik të Euronews-it për t’u bërë media numër një “glokale” në Europë dhe në botë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumëkulturore që do të sjellë te media e re. Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do të jenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketë Euronews Albania. Nga ana tjetër, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të Euronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.

Michael Peters, Drejtori Ekzekutiv i Euronews, tha: “Jemi vërtetë të emocionuar që kemi krijuar këtë partneritet me grupin “IN Media”, për këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme për Euronews-in. Për herë të parë, ne po krijojmë një franchise, ekskluzivitet të Euronews-it. Kjo është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit. Ne vazhdojmë të rritemi si media “glokale”, duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in, median numër një glokale jo vetëm në Europë, por edhe në botë.”

Theodhori Cami, drejtuesi i “IN Media Group” u shpreh: “Pas një rrugëtimi të gjatë negociatash, angazhimi dhe vendosmërie, jemi krenarë të shpallim krijimin e partnertitetit me Euronews-in, kanalin numër një të lajmeve në Europë. Merita për lançimin e Euronews Albania është jo vetëm e grupit “IN Media”, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do të bëhen pjesë e një projekti krejtësisht të ri, themelet e të cilit gjenden tek ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse ne do të ofrojmë një standard unik për median, si askund tjetër në rajon”.

Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi. Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi Euronews Albania do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së trasmetimeve.

Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Grupi “IN Media Group”, i cili është krijuar në vitin 2013, transmeton në televizionin “IN TV”, kanalin e vetëm për të rinjtë në Shqipëri dhe radion “IN Radio 105.7”.

Euronews është kanali numër një i lajmeve në Europë, që arrin më shumë shikues në Europën kontinentale se të gjithë rivalët e vet. Sipas Indeksit Global të Internetit 2017, Euronews është i pranishëm në 450 milionë familje në të gjithë botën dhe ka 125 milionë shikues në muaj.

a.ç

Next Post
FOTO/ Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

FOTO/ Merr formë këndi i dytë më i madh i lojërave në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In