• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Euromoney: Shqipëria përmirësohet me 6 pozicione në renditjen e vendeve sipas rrezikut

by
30/05/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është përmirësuar gjashtë pozicione në renditen e vendeve sipas rrezikut, që nga 2014, duke arritur në të 103-n, nga 186 shtete, sipas vlerësimit publikuar të Euromoney, një institucion ky i njohur për vlerësimet që u jep bankave.

Borxhi sovran, i renditur B1 nga Moody’s dhe B nga Standard & Poor’s, është ende një opsion me risk, duke pasur vetëm 35.8 pikë nga një nivel i mundshëm maksimal prej 100 në vëzhgim (një rritje me një pikë nga 2014), me lidhje të forta tregtare me Italinë dhe Greqinë.

Shqipëria është akoma në grupin e pestë të vendeve, atë me rrezik më të lartë, por raporti thekson se mund të kalojë në të katrin, që është më pak se gjysmë përqindje më lart se rezultati aktual i Shqipërisë.

Analisja ekonomike në Piraeus Bank Group, Dimitria Rotsika beson se, “panorama e eurozonës ka përmirësuar besimin për Shqipërinë, por deri në një farë mase “. “Ato që luajnë një rol të rëndësishëm janë reformat domethënëse gjatë dy viteve të fundit,” thotë ajo.

Kjo përfshin detyrën e vështirë dhe të realizuar vetëm pjesërisht të pastrimit të huave me probleme, që peshojnë mbi sistemin bankar, dhe një fillim ambicioz të reformave të sektorit të energjisë.
Kthimi i detyrimeve të prapambetura me asistencën e FMN-së është gjithashtu një element kyç.
Ka ende një rrugë të gjatë për të arritur rritjen e fortë dhe të qëndrueshme, pavarësisht stimujve të politikës monetare që promovojnë rritjen e kredisë.

Shqipëria, në fund të fundit konsiderohet me risk të lartë, me vetëm një nga 15 treguesit e riskut (“demografi”) që ka më shumë se gjysmëne pikëve të vlefshme.

Megjithatë, FMN ka miratuar rishikimin e katërt të mekanizimit të kredisë këtë muaj, që ka çuar në një tjetër këst të disbursuar me vlerë pothuajse 36 milionë euro.

Katër nga pesë treguesit e rrezikut ekonomik kanë shënuar një rritje në vlerësim nga analistët e riskut këtë vit, së bashku me katër nga gjashtë treguesit politikë, përfundon artikulli i shkruar sot nga Jeremy Weltman.

Sipas grafikut të publikuar nga Euromoney (shiko graf më poshtë), kjo është rritja e tretë radhazi në pikë (rritja e pikëve nënkupton ulje të riskut) që nga tremujori i dytë 2014 kur arriti nivelin më të ulët prej 34, pothuajse në një nivel me Greqinë. Kjo e fundit ka vazhduar rënien, që ka qenë e fortë në tremujorin e parë 2015, ndryshe nga Shqipëria që ka arritur të vlerësohet më shumë.

Vlerësimi i riskut të vendeve nga Euromoney mat rrezikun e investimeve të një vendi, si rreziku për të mos paguar obligacionet, rreziku i humbjes së investimeve të huaja direkte, rreziku i marrëdhënieve globale të biznesit, duke përdorur një model cilësor që kërkon opinionet e ekspertëve lidhur me variablat e rrezikut në një vendi (70% të peshës) dhe duke e kombinuar me tre vlera bazë sasiore (30% të peshës). Faktorët e përfshirë në renditjen e vendeve sipas rrezikut janë: rreziku politik, performanca ekonomike/parashikimet; vlerësimet strukturore; treguesit e borxhit; renditja e kredisë; aksesi në financimin e bankave; aksesi në tregjet kapitale, që të konvertuara marrin pikë nga 0 në 100, me 100 që është vlerësimi për rrezikun më të ulët.

Vendi me rrezikun më të ulët sipas renditjes së fundit është Norvegjia, me 90.86 pikë, i ndjekur nga Zvicra me 88.69 pikë, Singapori me 87.97 pikë, Luksemburgu me 85.71 pikë dhe Suedia me 84.11 pikë.

Monitor

Next Post

Vora for Capital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In