• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eurodeputeti: Integrimi i Ballkanit forcon BE-në, Shqipëria ka shënuar progres!

by Java News
29/05/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatitja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE do ta rigjallëronte unionin, ndërkohë që Shqipëria mbetet partnere e fuqishme dhe e përkushtuar e BE-së, shkruan për euractiv.com Andrei Kovaçev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përfaqëson Partitë Popullore Europiane, njëkohësisht zëvendëskryetar për Politikën e Zgjerimit dhe Mesdheut për këto parti si edhe raportues i EPP-së për Malin e Zi.

”Europa po përballet me sfida që kërcënojnë ta dobësojnë atë, ndërkohë që brenda BE-së duhet të marrim masat për të reformuar dhe forcuar unionin. Zbatimi i reformave të nevojshme për të përgatitur gjashtë vendet ballkanike që të anëtarësohen në BE do ta rigjallëronte unionin”, shton Kovaçev.

”Një strategji gjithëpërfshirëse zgjerimi për BE-në, që njeh dhe vlerëson vendet ballkanike, që kanë përparuar drejt qëllimit të tyre euro-atlantik, është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një Europë më të fortë dhe më të bashkuar. Ne kemi nevojë të tejkalojmë pengesat që ndajnë Europën dhe të punojmë drejt një axhende pozitive për të bashkuar”, thekson ai.

”Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor është një objektiv i rëndësishëm i presidencës bullgare. Si vend ballkanik ne kuptojmë rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve të BE-së me vendet tona fqinje. Në prill KE rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Unë besoj se një zhvillim i tillë do të sigurojë njohjen, kaq shumë të nevojshme, të progresit që ka arritur ky vend dhe do të ndihmojë Shqipërinë të ruajë ‘momentumin’ aktual për reforma”, thekson Kovaçev.

”Komisioni Europian ka theksuar specifikisht për rastin e Shqipërisë se ky progres do të jetë vendimtar për shtetin e së drejtës. Vendi duhet të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete dhe të prekshme në pesë prioritetet e lidhura me reformën. KE ka vlerësuar Shqipërinë për zbatimin e reformës”, shton ai.

”KE ka përgëzuar Shqipërinë për zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse dhe të thellë në sistemin e drejtësisë. Procesi i verifikimit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar dhe tashmë po jep rezultate të prekshme dhe pozitive. Shteti i së drejtës, drejtësia dhe të drejtat themelore kanë rëndësi prioritare për procesin e zgjerimit të BE-së nëse duam të arrijmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Është në interesin e BE për të modernizuar ekonomitë dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor, duke i bërë ato më të begata dhe të qëndrueshme”, shkruan Kovaçev.

”Është thelbësore që t’u japim mbështetje të plotë autoriteteve shqiptare për të vazhduar me ritmin që kanë arritur deri më tani në programin e reformës. Për më tepër, në lidhje me politikën e sigurisë, Shqipëria mbetet plotësisht në të njëjtën linjë me të gjitha pozicionet dhe deklaratat e përbashkëta të politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe njihet si një partner i fuqishëm dhe i përkushtuar i BE-së në këtë drejtim”, shkruan për euractiv.com Andrei Kovaçev, anëtar i Parlamentit Europian, i cili përfaqëson Partitë Popullore Europiane, njëkohësisht zëvendëskryetar për Politikën e Zgjerimit dhe Mesdheut për këto parti si edhe raportues i EPP-së për Malin e Zi./ATSH

a.ç

Next Post
“Dekonspirimet tek opozita dhe mediat, Xhafaj do të dorëzojë kallëzim penal”

U nis për shkarkim, përfundoi në… votëbesim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In