Eurodeputeti austriak Johannes Swoboda ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri ku ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë protestave të opozitës. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ai nënvizon se forcat opozitare duhet t’i kthehen dialogut institucional.
“Ajo çfarë i duhet Shqipërisë është bashkëpunimi konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës në mënyrë që të shtrojë rrugën drejt BE-së. Paqja gjithashtu është e nevojshme brenda vendeve të Ballkanit, jo vetëm mes tyre. Opozita në Shqipëri duhet t’i kthehet dialogut”, nënvizon eurodeputeti austriak Swoboda.
/a.meta