Knut Fleckenstein, David McAllister dhe Romana Vlahutin kanë darkuar mbrëmjen e sotme në një nga restorantet e Tiranës.
Në përfundim të darkës së punës, negociatorët u shprehën se nuk do të ketë më bisedime mes palëve për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Nuk do të ketë më negociata. Politikanët po përballen me sfida të mëdha. Njohim shumë vende në Europë që ju mbështesin” – thanë Fleckenstein-McAllister.
Po sot, Lulzim Basha pranoi se negociatat kanë dështuar pasi ai nuk u tërhoq nga kërkesa për qeveri teknike. Basha paralajmëroi përshkallëzim të protestës ditët në vijim.