Franca mposht sërish Gjermaninë, ashtu si në vitin 2016, kësaj here ka mjaftuar vetëm 1-0. Franca merr 3 pikë me shumë vlera në grup, teksa do të përballen edhe me Portugalinë dhe Ukrainën.
Franca duhet të falënderojë Mat Hummels për golin e parë. Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmund devijon në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befason Manuel Neuer. Gjermania e Loë tronditet që në start.
Në të dytën, rikthehet kafshimi në një event madhor të futbollit. Dikur e bëri Suarez ndaj Italisë dhe Chiellinit, ndërsa sot ishte radha e fituesit të Champions League, Rudiger.
Mbrojtësi i Gjermanisë, në një moment mbulimi të Pogba, e ka kafshuar, edhe pse lehtë, në shpinën e tij. Francezi ka reaguar dhe është ankuar edhe tek arbitri që i ka kërkuar të vazhdojë lojën.
Tjetër gol i anuluar më pas, kësaj here ishte Mbappe që pasoi për Benzema dhe shënoi me portën bosh, por pozicioni i sulmuesit të PSG ishte sërish jashtë loje. E konfirmoi VAR. Minutat e fundit janë dramatike, por nuk ka gol, Franca fiton.