• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro, simboli i projektit evropian, ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç

by Java News
01/01/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët evropiane, euro, ka ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç. Ajo u lançua më 1 janar 1999, fillimisht vetëm për transaksione financiare dhe më pas, tre vite më vonë, doli edhe si kartëmonedhë dhe monedhë. Dhe gjatë këtyre 20 viteve, monedha e parashikuar në marrëveshjen e Mastriktit të Bashkimit Evropian, ajo është forcuar dhe është në gjendje të përballojë sfidat.

Euro është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Evropian, si dhe e disa vendeve të tjera evropiane. Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan dhe një nga simbolet e projektit evropian. Më 31 dhjetor 1998, në prag të lançimit të euros, Banka Qendrore Evropiane publikoi shkallën e këmbimit të saj: 1 euro e barabartë me 1.9 marka gjermane, 6.5 franga franceze dhe 1.9 lira italiane.

Më 1 janar 1999, euro u bë monedha zyrtare për 291 milionë njerëz në 11 vende: Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Gjermani, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Portugali dhe Spanjë.

Në 1 janar 2001, Greqia u bë vendi i 12 që adoptoi monedhën e përbashkët. Në 1 janar 2002, 15 miliardë kartëmonedha dhe më shumë se 50 miliardë monedha u hodhën në qarkullim, duke shkundur jetët e 304 milionë evropianëve. Njerëzit filluan të mësoheshin me monedhën e përbashkët, ndonjëherë edhe duke përdorur makinat llogaritëse për t’iu lehtësuar konvertimet.

Ndryshe nga shumë kartëmonedha, euro nuk ka simbole kombëtare, por në to shfaqen ura dhe dritare. Në 2003, në një referendum, Suedia i bashkohet Danimarkës dhe Britanisë në refuzimin e euros. Ndërsa vende të tjera si Sllovenia, Qipro, Malta, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania e përqafojnë me radhë atë./a.meta

Next Post
Protestë e veçantë e grave indiane, formojnë rresht të gjatë 620 kilometra

Protestë e veçantë e grave indiane, formojnë rresht të gjatë 620 kilometra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Heqja e titullit ‘’Nderi i Kukësit’’, Minxhozi: Akt i padenjë ndaj Veton Surroit, por episod periferik

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In