• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro si monedhë kombëtare: Arma e vetme kundër kolapsit

by Dritan Gremi
03/10/2025 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NGA Dritan Gremi 

Lek i fortë, ekonomi e dobët: vetëm euroja si monedhë e vetme mund të mbrojë bizneset shqiptare 

Një krizë e padukshme që po shkatërron ekonominë 

Shqipëria është futur në një krizë që nuk duket me sy të lirë, nuk shfaqet në rrugë me protesta e as në ekrane me grafiqe të kuqe alarmante, por është një krizë që po ndodh çdo ditë në xhepat e sipërmarrësve, në buxhetet e bizneseve dhe në planet e të rinjve që mendojnë emigracionin si zgjidhje.

Në katër vitet e fundit, kursi i këmbimit euro/lek ka ndryshuar në mënyrë dramatike:
1 janar 2021 → 1 € = 123.37 lekë
3 tetor 2025 → 1 € = 96.78 lekë

Pra, në vetëm katër vite, euro ka humbur mbi 21.6% të vlerës. Kjo nuk është më një statistikë për librat e ekonomisë. Është një tatim i padukshëm që po u merret çdo ditë bizneseve që punojnë me valutë. 

Faktet kokëforta: tabela e humbjeve reale

➡️ Për çdo 1 milion € të arkëtuara, bizneset marrin sot 215 mijë € më pak se në vitin 2021, vetëm për shkak të kursit. Dhe kjo pa llogaritur rritjen e shpenzimeve. 

Dy goditje që shkatërrojnë bizneset

1.Rënia e të ardhurave në lekë: çdo euro që hyn, vlen sot 21% më pak.

2. Rritja e kostove në lekë:
   – Pagat janë rritur jo vetëm për të reflektuar inflacionin, por për të frenuar ikjen masive të punonjësve jashtë vendit.
   – Sigurimet dhe taksat janë rritur, duke rënduar më tej koston.
   – Shpenzimet e tregut (qira, energji, materiale, transport) janë ngjitur ndjeshëm.

Kjo është matematikë e ftohtë: një biznes normalisht nuk arrin më shumë se 15–20% fitim neto mbi xhiron bruto. Me rënien e të ardhurave −21% dhe rritjen e shpenzimeve, fitimi është zhdukur. Shumë biznese tashmë po operojnë me humbje operative.

Pra nuk është më çështje menaxhimi apo strategjie. Është një ekuacion i pamundur. 

Pse nuk mund të rrisim çmimet? 

Shumë mund të thonë: “Rrisni çmimet në euro”. Por kjo nuk është zgjidhje.

Këtu marr si shembull turizmin dentar, pra atë që njoh më mirë:
– Konkurrenca rajonale është e pamëshirshme: Zagrebi, Budapesti, Bukureshti, Beogradi ofrojnë shërbime të ngjashme me çmime më të ulëta.
– Tirana nuk perceptohet si qendër premium europiane: pacientët e huaj dhe turistët presin çmime më të favorshme.
– Elasticiteti i kërkesës: çdo rritje e fortë çmimi sjell ulje të klientëve dhe humbje të tregut.

Pra bizneset shqiptare janë të kapura në kurth: nuk mund të rrisin çmimet, por humbin çdo ditë nga kursi. 

Zgjidhja e parë: euro si monedhë kombëtare 

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të shkatërrojë sektorët më jetikë të ekonomisë. Zgjidhja e vetme afatgjatë është heqja e lekut dhe kalimi në euro si monedhë e vetme kombëtare.

Përfitimet janë të qarta:
– Stabilitet financiar dhe monetar – kursi i këmbimit nuk do të jetë më rrezik.
– Besim për investitorët – treg i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm.
– Mbrojtje për turizmin dhe eksportet – duke rikthyer konkurrueshmërinë.
– Mundësi për paga më të larta – bizneset pa presionin e kursit mund të rrisin realisht të ardhurat e punonjësve. 

Zgjidhja e dytë (emergjente): Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë 

Nëse euroizimi i plotë nuk bëhet menjëherë, atëherë duhet vepruar me masa të shpejta monetare.

– Deri në vitin 2019, bankat e nivelit të dytë e të tretë mbanin 25% të stokut në valutë si rezervë të detyrueshme.
– Pas 2019, kjo normë u ul në 15%, duke liruar mbi-ofertën e euros dhe duke shkaktuar forcimin artificial të lekut.
– Në kushtet aktuale, nuk mjafton të rikthehet norma 25%. Duhet rritur në 30%, për të frenuar ofertën e tepruar të valutës dhe për të stabilizuar kursin.

Ky është një instrument i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë që Banka e Shqipërisë mund dhe duhet ta përdorë menjëherë. 

Përfundimi: mes veprimit dhe kolapsit nuk do rrija duarkryq, por do zgjidhja një mijë herë të parën. 

Çdo ditë që kalon, bizneset shqiptare humbasin të ardhura vetëm nga kursi. Çdo muaj, paga shtohen dhe kostot rriten. Çdo vit që kalon, qindra kompani shkojnë drejt falimentit të heshtur.
Shqipëria sot është përballë një zgjedhjeje historike:
– Ose kalon në euro si monedhë të vetme dhe i jep fund njëherë e mirë këtij absurdi monetar.
– Ose Banka e Shqipërisë ndërhyn urgjentisht me politika të forta, duke vendosur rezerva valutore në nivel 30%.

Çdo alternativë tjetër është thjesht zgjatje e agonisë.

Euro është arma e vetme kundër kolapsit. 

Marrë nga “My Albania”

Next Post
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone. Shqiptarët e mbajnë mend si “Tano Cariddi”

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo Girone. Shqiptarët e mbajnë mend si “Tano Cariddi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In