• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro prek nivelin më të ulët nga dhjetori i vitit 2007. Ja si e shpjegojnë agjentët e këmbimit valutor

by Java News
23/12/2021 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia e monedhës europiane në kursin e këmbimit me lekun ka shënuar një rekord të ri për 14 vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të mërkurën me 120.66 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2007.

Agjentët e këmbimit valutor e shpjegojnë rënien rekord të euros me ofertën e lartë të valutës në treg. Përveç prurjes në vijimësi të lartë të euros në treg, burimi i të cilës është vështirë të identifikohet, tregu mund të jetë ndikuar edhe nga faktorë të përkohshëm.

Fundi i muajit dhjetor historikisht një sjell një rritje të ofertës së euros, që zakonisht ka qenë e lidhur me kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit, por edhe më një rritje të turizmit hyrës për periudhën festive. Ndoshta një fenomen i tillë për e ndikon tregun e këmbimit valutor edhe këtë vit.

Një faktor tjetër që besohet ta ketë ndikuar kursit gjatë fundit të dhjetorit dhe gjatë nëntorit është edhe emetimi i Eurobondit prej 650 milionë eurosh. Edhe për shkak të tendencës sezonale të rritjes së shpenzimeve publike në muajin dhjetor, shpenzimi i parave të Eurobondit është një faktor potencialisht me ndikim në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e këmbimit valutor vërejnë se, sidomos pas Eurobondit, rënia e kursit të këmbimit të euros është shpejtuar, çka tregon se ky faktor mund të ketë pasur një ndikim të konsiderueshëm.

Nëse oferta e lartë e euros duket në vazhdimësi gjatë këtij viti ka ushtruar trysni nënçmuese për monedhën europiane, pritej që në muajt e fundit të vitit të kishte presion në kahun e kundërt, për shkak të rritjes së kërkesës për valutë me qëllim blerjen e energjisë elektrike. Një gjë e tillë duket se ndodhi vetëm përkohësisht në muajin tetor. Më tej, kompanitë e sektorit energjetik duket se nuk kanë blerë më valutë në tregun e brendshëm, por i kanë siguruar fondet e nevojshme për blerjen e energjisë nëpërmjet kredive të disbursuara direkt në euro nga sektori bankar. Sipas burimeve nga tregu bankar, vlera totale e huave të marra në dy muajt e fundit nga kompanitë e sektorit energjetik në sektorin bankar mund të ketë qenë afërsisht rreth 90 milionë euro. Mosrritja e kërkesës valutore për blerje energjie rrjedhimisht ka neutralizuar një nga faktorët që mund të ushtronin presione mbiçmuese për kursin e këmbimit të euros kundrejt lekut.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave deri tani janë të disponueshme deri në fund të tremujorit të tretë dhe nuk ndihmojnë shumë për të shpjeguar luhatjet e kursit në tremujorin e fundit.

Deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë pësoi rënie me 52% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti dhe me 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo u ndikua kryesisht nga rritja e turizmit, remitancave dhe e sektorit të fasonerisë. Megjithatë, gjatë tremujorit të katërt është vërejtur një rritje e mëtejshme e deficitit tregtar nga shtrenjtimi i mallrave të importit, faktor që mund ta ndikojë ndjeshëm bilancin e pagesave për këtë tremujor. Për 11-mujorin e këtij viti, deficiti tregtar i vendit u rrit me 27.5% krahasuar me një vit më pare; megjithatë, deficiti historikisht i lartë në mallra zbutet pjesërisht nga balanca pozitive në tregtinë e shërbimeve dhe e të ardhurave të tjera parësore dhe dytësore në Bilancin e Pagesave. /monitor

Next Post
Nga vëllezërit Lleshaj tek motrat Vjollca, Llakaj dhe Osmani/ Rrogat e majme të VIPAVE

Nga vëllezërit Lleshaj tek motrat Vjollca, Llakaj dhe Osmani/ Rrogat e majme të VIPAVE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In