Situata ekonomike në Shqipëri çoi në përplasje verbale mes demokratit Dorian Teliti dhe ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçolit në studion e QUO VADIS.
Teliti kritikoi nivelin e lartë të parave të pista që qarkullojnë në vend, duke theksuar se fenomeni është i përhapur globalisht, ndërsa Çoçoli reagoi duke e akuzuar për ofendim dhe duke kërkuar burime konkrete për shifrat që përmendte.
Pjesë nga biseda:
Teliti: Paaftësia ekonomike dhe mungesa e njohurive bëjnë që të më ndërprisni, por dëgjoni me vëmendje.
Çoçoli: Brenda interesit tënd partiak je shumë në rregull, jam dakord me ty te kjo e fundit. Faleminderit për ofendimin.
Teliti: Unë po them diçka, në çdo vend të botës problematikat kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë. Edhe krimi, edhe informaliteti, edhe paratë e pista ekzistojnë kudo, edhe në Shqipëri. Ajo që diskutohet është masa e këtij fenomeni.
Çoçoli: Masa? Ti mund të thuash që është pesë herë më shumë tani sesa në vitin 2010.
Teliti: Zotëri, a ka mundësi ta mbaroj fjalën? Të lutem, më lër ta mbaroj. Fakti është se paratë e pista në treg kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë. Problemi që kemi sot është se paratë e pista në treg janë në masën e miliarda eurove. Po ju jap një shembull.
Çoçoli: Në vitin 2026 na qenkan 3 miliardë? Ma thuaj një burim për këtë shifër. Mos u hidh hi syve qytetarëve.
Teliti: Ti je ekonomist dhe nuk duhet ta bësh këtë pyetje, sepse e di shumë mirë se si qëndron e vërteta.
Çoçoli: Dakord, unë qenkam “ekonomist injorant”.
Teliti: Nuk dua ta humbas kohën time duke bërë debat me ty, por dua të flas me njerëzit. Më lini ta mbaroj fjalën time.











