• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro në nivelin më të ulët të këtij viti, dobësohet edhe dollari me kthimin e emigrantëve

by A R
26/12/2020 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga fillimi i muajit dhjetor monedha europiane Euro ka shënuar një dobësim të vazhdueshëm duke arritur nivelin më të ulët që pas shpërthimit të pandemisë.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në datën 2 të këtij muaji, euro këmbehej me 123.88 lekë ndërsa të enjten arriti në nivelin e 122.92 lekëve.

Euro nuk kishte shënuar një kurs më të ulët ndaj lekut që nga data 19 mars e këtij viti.

Nga vëzhgimet rezulton se këtë të shtunë pikat e këmbimit valutor e blejnë një euro për 122.7 lekë ndërsa e shesin për 123.4.

Sipas ekspertëve të ekonomisë mbiçmimi i lekut ndaj euros është një tendencë sezonale në muajin dhjetor, e lidhur kjo me rritjen e ofertës së monedhës europiane në treg.

Kjo ofertë e shtuar lidhet kryesisht me rritjen e konsumit edhe për shkak të festave dhe kthimin e emigrantëve.

Pavarësisht se turistët këtë vit u përgjysmuan dhe udhëtimet në përgjithësi janë reduktuar, sërish sezoni i fundvitit po jep efektin e vet në kursin e këmbimit.

Vetëm gjatë periudhës 17 deri në 24 dhjetor euro ka humbur rreth 0.7 pikë.

Sipas të dhënave, edhe Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës përgjatë kësaj jave duke humbur mbi 0.5 pikë nga 21-24 dhjetori teksa është këmbyer me 100.81 lekë.

Paundi britanik pas një dobësimi të fortë në javën e kaluar, është rikuperuar këtë javë, duke u këmbyer ditën e enjte me 137.14 lekë.

/a.r

Next Post
“Zgjidhjet që kemi në duar janë efektive”, CEO i Pfizer: Normaliteti do të rikthehet së shpejti!

"Zgjidhjet që kemi në duar janë efektive", CEO i Pfizer: Normaliteti do të rikthehet së shpejti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë së dytë në historinë e botës që ndjek prapa një 80 e kusur vjeçar, pas asaj të Mugabes

Rama ndan foton: Ja bombat e partisë së dytë në historinë e botës që ndjek prapa një 80 e kusur vjeçar, pas asaj të Mugabes

February 11, 2026
“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

“Epstein”/ Nga ish-CEO i Victoria’s Secret te një biznesmen, 6 emrat që u fshehën lexohen me zë të lartë në Kongres

February 11, 2026
Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

Bilanci i protestës: Katër deputetë të PD-së nën hetim, 8 të mitur të ndaluar dhe 19 efektivë të plagosur

February 11, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Imuniteti funksional, imuniteti fizik dhe zhurma mediatike

February 11, 2026
FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

FOTOLAJM / Molotovë me shishe plastike dhe kapsolla, çfarë iu kap militantëve të Berishës

February 11, 2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

February 11, 2026
Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

Reshjet e dendura përmbytin disa zona në Lezhë, probleme edhe me energjinë elektrike

February 11, 2026
Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

Rama për Ditën e Grave dhe Vajzave në Shkencë: Nxënëset e “Dhaskal Todri”, model frymëzimi për të ardhmen

February 11, 2026
Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

Beqiri: Sali Berisha kërkon të vrarë, e ka lakun në fyt! Paro Laçi: Synon të shkatërrojë Tiranën

February 11, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In