• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

by E S
22/02/2026 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo ngritje-kokë por vetëm rënie të mëtejshme, euro ka prekur minimum të reja këtë fund shkurti.

1 euro në Shqipëri sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë arrin në 96.35 lekë por qytetarët brenda vendit në pikat e këmbimit valutor apo biznese të ndryshme, po e këmbejnë edhe për më pak, duke vërtetuar edhe më tej zhvlerësimin e kësaj monedhe europiane.

Sipas ekspertëve në këto muaj të parë të vitit faktor kryesor në zhvlerësimin e valutës janë remitancat sasitë e të cilave janë shtuar ndjeshëm nga emigrantët për të ndihmuar familjet e tyre në Shqipëri.

“Në fakt konsiderohej muaji prill maj ku nis sezoni turistik dhe kemi sasi të madhe të euros në treg por kjo rënie e euros vijon dhe në muajin shkurt. Do të thotë që kemi shumë remitanca duke qenë se kemi nivel të ulët të pensioneve remitancat vjen në nivele të larta. Kjo është për kompensimin e zhvlerësimit të kursit të euros. Nga ana tjetër shohim që Shqipëria si një vend turistik po promovohet dhe në muajin shkurt. Dhe për të investuar tek pasuritë e patundshme kjo ka ndikuar në rritjen e tyre dhe një pjesë e mirë e këtij sektori vazhdon dhe shitet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, eksperte ekonomie.

Në 9 muajt të 2025 emigrantët dërguan rreth 817 mln euro remitanca, por krahasuar me një dekadë më parë euro është zhvlerësuar me 30%. Ndërsa për të njëjtën periudhë investimet e huaja të cilat janë një ndër kanalet kryesore formale të sjelljes së euros në Shqipëri arritën në 1.2 mld euro. Shifra të cilat janë në rritje edhe në 2026.

Një përqendrim i lartë i euros në Shqipëri sipas ekspertëve po dëmton shumë sektor edhe në 2026, me më të prekurit eksportuesit.

“Parë nga aspekti makroekonomik kemi uljen e inflacionit. I qëndrueshëm pranë objektivit të bankës së Shqipërisë edhe se produktet e importit janë me çmime më të ulëta për shkak të euros. Efekt pozitiv dhe borxhi jashtëm qeveria e ka ulur. Efekt negativ tek eksportuesit që ndihen në vështirësi prej 3 vitesh.”, shton ajo.

Krahasuar me një vit më parë euro është zhvlerësuar me 2.7% teksa në shkurt 2025 arrinte në 99.08 lekë.

Me objektiv rritjen e rezervës valutore dhe përshtatjen e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 330-450 milionë Euro gjatë vitit 2026.

Next Post
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 shkurt 2026

February 22, 2026
“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

“Më ofendoi prandaj e qëllova”/ Dëshmon i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Kavajë: Më parkoi makinën para shtëpisë

February 22, 2026
Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

Armët e paligjshme kërcënim për qytetarët/ Vetëm në dy muaj të 2026, sekuestrohen 83 armë zjarri

February 22, 2026
Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

Lidh fshatin Kuç me Qeparoin, çahet rruga e lumit të Vlorës, dyshohet të jetë shkaktuar nga…

February 22, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

February 22, 2026
Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

Ilir Vrenozi rrëfen takimet me Metën në Presidencë: Jemi bërë miq! Me kënaqësi do ta vizitoja në burg, por…

February 22, 2026
Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Pranga 41-vjeçarit në Fier, arrestohet dhe pasagjeri për moskallëzim krimi

February 22, 2026
Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

Dhunuan një agjent policie dhe një qytetar gjatë protestës, nisin hetimet ndaj Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut

February 22, 2026
Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

Dyshohet për falsifikim, bllokohen 3100 pajisje elektronike/ Tregtoheshin pa autorizimet përkatëse

February 22, 2026
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In