• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro kthehet sipër nivelit të 100 lekëve

by A R
23/08/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursi i këmbimit të euros me lekun ka shënuar një rritje të ndjeshme ditën e premte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 100.19 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që prej datës 5 gusht.

Pas një rënieje graduale që pati nisur prej asaj date, euro zbriti deri në minimumin historik prej 99.6 lekësh më datë 20 gusht.

Në tre ditët e fundit, kursi iu kthye rritjes, ndërsa sot e kaloi përsëri kufirin e 100 lekëve duke arritur afër niveleve ku ka qëndruar me një lloj qëndrueshmërie gjatë gjithë sezonit veror. Megjithatë, kjo qëndrueshmëri ka qenë rezultat i pranisë së vazhdueshme në treg të Bankës së Shqipërisë.

Prej muajit maj, banka qendrore ndërhyri me blerje direkte në tregun valutor për të mos lejuar një rënie të mëtejshme të kursit. Sipas Bankës së Shqipërisë, një forcim i mëtejshëm i lekut do të ishte në dëm të objektivit të inflacionit.

Në gjysmën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të bankës qednrore. Sipas INSTAT, në muajin korrik inflacioni vjetor ishte në nivelin 2.1%.

Megjithatë, në javët e fundit Banka e Shqipërisë duket se është tërhequr nga kontrolli i kursit dhe nuk ndërhyri as pasi euro ra për herë të parë poshtë kufirit simbolik të 100 lekëve.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, as rritja e ditës së premte nuk lidhet me ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, por me një rritje të përkohshme të kërkesës së tregut për valutë. Rritja të shpejta dhe afatshkurtra të kursit të euros kanë qenë të shpeshta në vitet e fundit, veçanërisht në periudhat pas rënieve drastike të tij.

Një kurs i ulët i euros krijon nxitje për të shfrytëzuar momentin dhe për të blerë, nga subjektet që mund të eknë nevojë për valutë në aktivitetin e tyre. Edhe rritja e ditës së premte duket të ketë tipare të tilla.

Rritja e kursit të euros është reflektuar edhe në kursin e valutave të tjera kryesore ndaj lekut. Edhe dollari amerikan u kthye sot sipër nivelit të 90 lekëve.

Në fakt, në dinamikën historike të kursit një zhvendosje në rritje e kursit pas kalimit të pikut të sezonit veror është pak a shumë e pritshme, për shkak të rënies së ofertës valutore të lidhur me turizmin.

Megjithatë, në vitet e fundit, ecuria e kursit është bërë më pak e parashikueshme, për disa arsye.

Turizmi hyrës tashmë është më i shpërndarë në kohë dhe amplitudat e ofertës së valutës mes muajve të verës dhe muajve të tjerë të vitit duket se janë ngushtuar. Nga ana tjetër, luhatshmëria ka ndikuar edhe sjelljen e aktorëve të tregut.

Në periudha kur kursi është veçanërisht i ulët, shpesh herë vërehet kërkesë e shtuar për të blerë valutë në avancë, duke shfrytëzuar momentin. Në disa raste kjo krijon edhe lëvizje të kursit jashtë tendencave historike apo sezonale.

Një faktor tjetër që përbën risi këtë vit është ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që ka prodhuar një kurs këmbimi pothuajse të fiksuar në periudhën mes muajve maj dhe korrik. Për këtë arsye, parashikimi i atij që mund të jetë kursi i lirë, produkt i faktorëve të tregut, në muajt e ardhshëm është më i vështirë.

Të dhënat e deritanishme dëshmojnë një ofertë të lartë të euros në tregun valutor. Sipas Bankës së Shqipërisë, volumet e tregtimit valutor u rritën me 30% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo normë rritjeje ishte gati tre herë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimi: Banka e Shqipërisë
Next Post
“Vuçiç në OKB si Milosheviçi!” Çejku: Do të vazhdojë me të njëjtat politika, shqiptarët vigjilentë

SHBA “josh” Beogradin, DASH: Ja çfarë vlerësojmë tek Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In