Euro ka shënuar sot treguesit më të ulët në raport me lekun që prej 1 janarit të këtij viti. BSH raporton se një euro u këmbye mesatarisht me 102.51 lekë në treg duke humbur në mënyrë të vazhdueshme pikë kundrejt lekut.
Në të njëjtat kushte kanë qenë edhe dollari dhe paundi kundrejt monedhës sonë gjatë ditës së sotme. Monedha amerikane u këmbye me 95.15 lekë ndërkohë, që paundi u këmbye me 119.72 lekë.
Euro pati një kërcitje të fortë dy ditë më parë duke fituar rreth 1,75 lekë brenda 24 orëve, zhvillim që duket se nuk ishte një korrektim pas rënies së vazhdueshme por goditje për shkak të rritjes së menjëhershme por afatshkurtër të kërkesës në treg.
/a.r