• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro e mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik, vetëm 96,6 lekë

by Os De
30/12/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë fund-dhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë. “Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, thotë për A2 CNN Romina Radonshqi, eksperte ekonomie. 

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, euro ka humbur plotë 1.62 pikë. Ndërkohë krahasuar me një vit më parë, valuta europiane është tkurrur me 1.54 pikë. Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri. 

“Gjatë këtij viti kemi pasur një kombinim faktorësh shumë të fortë: rritje të remitancave dhe një fluks ende të lartë turistësh. Të dy këta elementë kanë futur më shumë euro në ekonomi, ndërsa kërkesa për lekë është rritur, duke e dobësuar më tej euron”, thotë Radonshiqi. 

Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera e në vend si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zviceran kryesore. 

“Një faktor që nuk mund të anashkalohet është edhe prania e parasë informale. Qarkullimi i sasive të mëdha të euros, që nuk kalojnë gjithmonë në kanale formale bankare, ndikon në rritjen e ofertës valutore dhe e shtyn kursin e këmbimit në nivele historikisht të ulëta”, thotë Radonshiqi. 

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se deri në tetor u këmbyen plotë 11.3 miliardë euro, shifër kjo 2 deri në tre herë më e lartë se në vitet 2019, 2020 apo 2021. 

Next Post
Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Vepron pa mëshirë/ 20-vjeçari sulmon 5 persona me levë hekuri, nuk u lejua të futej në spital! Dyshohet se..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In