• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

by A R
27/09/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar në rrjetet sociale çmimet e larta të produkteve në një kohë kur kursi i këmbimit me të cilin disa supermarkete llogarisin euron dhe dollarin tregon që euro dhe dollari kanë rënë ndjeshëm, ndërsa leku është forcuar.

Sipas deputetit socialist, kjo jo vetëm që nuk përkthehet në uljen e çmimeve të fruta-perimeve dhe produkteve ushqimore, të cilat vijojnë të jenë të larta, por nxjerr në pah abuzimin dhe mungesën e mbështetjes dhe një industri ushqimore që ai e cilëson ‘thuajse inekzistente’

Sa i përket abuzimeve me kursin e këmbimit, Braçe thotë se supermarketet, dyqanet dhe stacionet e karburanteve nuk janë të legjitimuara të këmbejnë monedha të huaja, por kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.

“Ajo që të lë pa mend është fakti që ndërkohë që leku forcohet, euro e dollari bie, në këto dyqane edhe më shumë se tregu, çmimet e produkteve të importit jo vetëm janë të larta, por janë të qëndrueshme të larta”, shkruan ai, krahas një videoje.

Postimi i plotë i Erion Braçes

E diel sot. Sapo bëra pazarin e javës. Unë dal vetë të blej në tregje e dyqane.

Për çmimet, fjalët kanë mbaruar. Perimet dhe frutat e freskëta, vendase e të importuara, si edhe produktet e përpunuara, thuajse të gjitha të importuara, janë të shtrenjta dhe vijojnë të mbeten të tilla. Siç ju dëshmoj në video, këto çmime pasqyrojnë kostot e larta të prodhimit vendas, mungesën e mbështetjes dhe të bashkëfinancimit, si edhe një industri ushqimore thuajse inekzistente.

Por pasqyrojnë edhe një abuzim që të lë pa mend. E them realisht.

Shihni në video njoftimin e afishuar në një, dy, tre supermarkete për kursin me të cilin pranojnë euron dhe dollarin: 90 lekë për 1 euro dhe 77 lekë për 1 dollar.

Së pari, supermarketet, dyqanet dhe pikat e karburantit nuk janë të autorizuara të këmbejnë monedha të huaja. Ato kanë detyrimin të tregtojnë në lekë.

Por ka edhe më. Kursi që afishojnë është shumë më i ulët se kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë dhe ai i tregut të lirë: 91,56 lekë për 1 euro dhe 80,22 lekë për 1 dollar.

Ajo që të lë pa mend është se, ndërsa leku forcohet dhe euro e dollari bien – në këto dyqane edhe më shumë sesa në treg – çmimet e produkteve të importuara mbeten të larta.

Pra, tregtarët i marrin eurot më lirë, madje më lirë se kursi i Bankës së Shqipërisë dhe i tregut. Me këto euro blejnë produkte jashtë, i sjellin këtu dhe na i shesin me çmime që nuk pasqyrojnë rënien e euros apo të dollarit.

Pyetja që kam sot është: A nuk duhen taksuar më shumë këto mbifitime?!

Next Post
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Comments 2

  1. Pape says:
    15 hours ago

    Mos na thuaj ne,po thuaj deputetit Sinaj qe ka bigmarketet,se nuk u frykan me gjakun e popullit se jan kthyer ne shushunja,

    Reply
  2. Alb says:
    2 hours ago

    Kudo Taksohen Fitimet -Cfare flet o zoti deputet – ku jemi ku vemi mbifitimet nuk taksohen kur hap investon per vende pune dhuron per bashkin pra per shoqerine civile -ndryshe ketu ne europe behet nami mor po nuk u takson –

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

Përfshihet nga flakët lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, autoritetet hetojnë për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com