• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EURO 2024/ Kur dalin në shitje biletat për të ndjekur kombëtaren në Gjermani

by Java News
22/11/2023 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një aktivitet madhor. Dhe ashtu si në “Euro 2016”, do të ketë një interes të jashtëzakonshëm që edhe në Gjermani të mbushin shkallët e stadiumeve për të mbështetur Shqipërinë.

Biletat që do të kthehen shpejt në objektet më të kërkuara në treg. UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat.

Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF-ja do të ketë në dispozicion biletat.

Më pas FSHF-ja, do t’i nxjerrë në shitje në një numër të caktuar për tifozët e interesuar për t’i blerë biletat, të cilët padyshim që do të jenë të shumtë. Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash, ku 30 euro është më e lira. Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro në fazën në grupe, ku përjashtim bën vetëm ndeshja hapëse me çmime më të larta.

Shorti – Barazimi ndaj Ishujve Faroe i ka mjaftuar Shqipërisë të sigurojë vendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herë të parë, praninë në vazon e dytë në një short të një turneu madhor. Një arritje historike, por që ka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria ka përkrah ekipe, ndoshta më të lehta se sa rivalë që mund të dalin në vazon e tretë apo në të katërt në short.

/f.s

Next Post
Ekonomia miraton “Paketën fiskale”, Spaho i kujton mazhorancës qëndrimin e ambasadorëve për buxhetin

Ekonomia miraton “Paketën fiskale”, Spaho i kujton mazhorancës qëndrimin e ambasadorëve për buxhetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

April 1, 2026
Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë në banesë, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

April 1, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja

April 1, 2026
17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

17 vite në NATO, Shqipëria përgatitet të presë për herë të parë Samitin në rajon

April 1, 2026
33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

33 ditë luftë në Iran, Trump: Tërhiqemi brenda 2-3 javësh, me apo pa marrëveshje…

April 1, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In