Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur kombëtares çeke të futbollit ndërsa përgatitej të nisej drejt Hungarisë, ku do të përballet të dielën me Holandën në fazën e 1/8 të Euro 2020.
Çekët kishin hipur në avion kur papritur një prej rrëshqitëseve të emergjencës u hap papritur duke shkaktuar një vonesë disa orësh.
“Kam pasur shumë raste kur më është shtyrë udhëtimi, prej virusit apo shkaqeve të ndryshme, por asnjëherë prej gomones së emergjencës”, shkruan në rrjetet sociale mesfushori Alex Kral.