Eliminatorët e kampionatit Europian kanë dhuruar surpriza mbrëmë, pasi Gjermani humbi në Irlandë me rezultatin minimal 1-0.
Shane Long shënoi golin e fitores për Irlandën duke mposhtur gjermanët.
Nga humbja nuk përfituan Skocia dhe Poloninë që u ndanë në barazim duke mbetur në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Gjermania.
Ndeshja tjetër e grupit D, mes Gjeorgjisë dhe Gjibrlatarit përfundoi 4-0.
Ndërsa në grupin F, Greqia ‘çimenton’ vendin e fundit në grup pas humbjes me Irlandën e Veriut 3-1, Hungaria fitoi me Ishujt Faroe, ndërsa Rumanian barazoi me Finlandën.