Lajmërohu direkt me anë të telefonit në rast të sulmeve terroriste. Qeveria franceze njoftoi sot me rastin e Euro2016 (10 qershor-10 korrik), një aplikacion që paralajmëron brenda 15 minutave popullatën në rast të një sulmi terrorist.
“I emërtuar ‘SAIP’ sistemi i alarmit dhe i informimit të popullatës, ky aplikacion është tashmë në dispozicion falas në gjuhën frënge dhe angleze”, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, që shtoi se ky aplikacion kompleton tërësinë e mekanizmave paralajmërues si sirena apo udhëzues të forcave të rendit.
Ky aplikacion i mundëson çdokujt të lajmërohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në telefonin smartfon, në rast të një dyshimi për sulm apo ngjarjeje të jashtëzakonshme, sulmi bërthamor ose rreziku që kërcënon territorin./ a.k