• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Euractiv”: Shqipëria do jetë në BE në vitin 2050

by Java News
07/11/2017 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shumica e vendeve aspirante për anëtarësim në BE nuk do të bëhen dot pjesë e bllokut përpara vitit 2050”, shkruan “Euractiv”, platforma mediatike e specializuar në publikimin “online” të artikujve të fokusuar te politikbërja në Evropë.

Duke cituar një studim të ri, të realizuar mbi aspektet praktike, ligjore dhe teknike të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, ajo thotë se vetëm njëri prej këtyre shteteve, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë mund të përmbushë kriteret e bashkimit me unionin përpara vitit 2023, shkruan Tch.

Serbia, e konsideruar aktualisht si e vendosur në vijën e parë të këtyre përpjekjeve, së bashku me Malin e Zi, nuk do të arrijë të pajtohet plotësisht me ligjet e BE-së përpara mesit të viteve 2030, e kjo vlen edhe për Turqinë.

Në studimin e profesoreshës Tina Freyburg, të Universitetit të St Gallen, thuhet se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do t’i përmbushin kushtet e anëtarësimit nga viti 2050.

Raporti tenton të tregojë sesi ambiciet politike të vendeve në fjalë e kapërcejnë realitetin e situatës. Zgjerimi i bllokut gjatë mandatit të Komisionit Evropian të Jean-Claude Juncker, për vitet 2014-2019, është e përjashtuar kategorikisht, por pyetja se cilët mund të jenë aspirantët që do t’i bashkoheshin të parët BE-së pas këtij afati ka ngjallur një debat interesant.

Oreksi i bllokut për zgjerim është i vogël e në muajin shtator u zbardh, pas shumë vitesh fshehtësie, fakti që Gjykata Evropiane e Auditorëve i ishte kundërvënë fillimisht anëtarësimit të Rumanisë dhe Bullgarisë, me argumentin se nuk ishin ende gati. (b.an)

Next Post
Parashikimi i motit 26 shtator 2017, ja deri kur do zgjasin reshjet

Merrni çadrën me vete, ja çfarë parashikon moti për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

Zjarr në apartament në Tiranë, flakët shkaktojnë vetëm dëme materiale

April 5, 2026
“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

“Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”/ Berisha i përgjigjet Ramës për çmimin e naftës: Ulja e akcizës është tallje

April 5, 2026
Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

Vendet eksportuese të naftës rrisin prodhimin me 206 mijë fuçi në ditë, por eksportet nga Gjiri Persik mbeten të bllokuara

April 5, 2026
Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

Pas më shumë se 2 muajsh i shtruar në spital, ndërron jetë drejtori i komanduar i Burgut të Durrësit

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In