Misioni ndërkombëtar i EULEX-it nuk i ka besuar diagnozës së mjekëve të QKUK-së për shëndetin e kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku, shkruan Koha Ditore. Ai para disa javësh ka angazhuar një mjek, i cili ka ardhur nga Polonia për të parë se në çfarë gjendjeje shëndetësore është Lushtaku. Përveç Lushtakut, ai e ka kontrolluar edhe ish-ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi. Selimi dhe Lushtaku janë dënuar nga EULEX-i për krime lufte. Të dy, sipas mjekëve të Klinikes së Kardiologjisë, vuajnë nga sëmundjet e zemrës.