Ka shumë pak gjëra për të cilat Hillary Clinton dhe Donald Trump bien dakort, por të dy fushatat e tyre elektorale kanë një pikë të përbashkët. Pika në fjalë është fakti se gara presidenciale është “ngushtuar” gjatë dy javëve të fundit dukshëm.
Sondazhi i fundit i CNN për zgjedhjet e 8 nëntorit tregon se Trump është paksa më i favorizuar, por sërish Clinton ka një avantazh të qartë në krahasim me të.
Bëhet fjalë për votën elektorale. Janë 538 gjithsej dhe numri “magjik” për të fituar zgjedhjet është 270. Sipas sondazheve Trump ka 204, ndërsa Hillary 268 të tilla.
Por nuk janë të pakta ato shtete e për rrjedhojë numra votash elektorale të cilat janë në fushën e betejës mes dy kandidatëve. Hillary është në avantazh për shkak të afrisë me numrin “magjik” prej 270, por në total për “tu luftuar” janë 66 vota të tilla… çka do të thotë se Trump mund të arrijë 270-tën nëse i fiton këto beteja.
Çfarë është VOTA Elektorale? (një hartë sesi është e shpërndarë ajo në SHBA)
vota elektorale është mjaft e rëndësishme dhe de facto një kushtëzues në zgjedhjet Presidenciale. Në terma të thjeshtë një votë elektorale varet nga numri i popullsisë së një shteti. Psh Alaska me 750 mijë banorë ka 3 të tilla, ndërsa California me 38 mln e 800 mijë banorë ka 55 vota elektorale.
Duke u bazuar tek këto shifra CNN ka bërë një hartë për mundësitë e fitimit të zgjedhjeve në javën e ardhshme. Shtetet që do të jenë beteja mes dy kandidatëve janë në total 6 dhe “kanë me vete” jo pak por 66 vota elektorale.
Për më shumë informacion mund të klikoni KËTU
FUSHË-BETEJA PËR VOTAT ELEKTORALE
Arizona (11), Florida (29), Nevada (6), Nebraska (distrikti i dytë kongresional) (1), Neë Hampshire (4), Karolina e Veriut (15) (66 totali)
Për t’u mos harruar janë dhe ato shtete e vende që sipas sondazhit të CNN “anojnë” për nga vota e tyre, numri i të cilëve nuk është i paktë.
CLINTON
Clinton është më shumë e avantazhuar se Trump. Sondazhet e fundit tregojnë se ajo do të fitojë ndaj Trump me 283 vota elektorale, që është një fitore e mirë. Ajo, është në avantazh sipas sondazheve në shtetet që kanë më shumë vota elektorale, si psh Arizona, Florida, Ajoua, Nevada, Nju Hempshir, Jutah dhe Maine. Por ajo mund të humbasë shtetet demokrate si Kolorado dhe Uiskonsin, ky i fundit me fare pak vota elektorale.
TRUMP
Për Trumpin situata është paksa më gri, por përsëri ka shanse për të fituar. Sipas sondazheve të fundit, ai është në avantazh në disa shtete, të cilat i sigurojnë atij 192 vota elektorale. Kështu, nëse ai fiton edhe shtetet që janë në balotazh (gjithsej 63 vota), atij i duhen edhe 15 vota elektrorale që të zgjidhet President. Kështu, një fitore e tij në Karolinën e Veriut, Miçigan ose Pensilvani do t’i jepnin atij 15 vota elektorale dhe do ta bënte atë President./java/a.k (Burimi: CNN)