Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Italia në Shqipëri i 32-vjeçarit Arben Gjini (Marku), lindur dhe banues në Mirditë.
Gjinin, Gjykata e Apelit Itali e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Trafik droge dhe ndihmë kriminale”.
Ministria e Drejtësisë me Shkresën Nr.3574/1 prot D.S datë 10.11.2015 ka përcjellë njoftimin e autoriteteve Italiane në lidhje me miratimin e transferimit të shtetasit Arben Gjini nga Italia në Shqipëri. Personi i mësipërm iu dorëzua grupit të shoqërimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.