• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eskorta e dëshmitarit, Shullazi-prokurores: Pse e ruani me policë, të vijë këtu ai…

by A R
15/03/2018 08:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e radhes te Krimet e Rënda për gjyqin ndaj Emiljano Shullazit është shoqëruar me debate të ashpra mes të akuzuarit dhe prokurores Elisabeta Imeraj. Shkak është bërë dëshmia e shoferit të Ylvi Beqes, që është edhe kunati i tij, shkruan “Panorama”.

Vitin që shkoi, Besnik Musai dëshmoi në gjyq i mbrojtur nga uniformat blu dhe tha se e kishte parë Emiljano Shullazin të kërcënonte me armë zjarri Ylvi Beqen, teksa hartohej kontrata e dhurimit të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Janë pikërisht këto dy dëshmi, ajo e Musait dhe e Ylvi Beqes, që e mbajnë Emiljano Shullazin në burg, ndërkohë që dëshmitarët e tjerë janë tërhequr nga dëshmitë e para.

Në seancën e djeshme, avokatët e Emiljano Shullazit kërkuan që Besnik Musai të thirrej sërish në gjyq dhe pyetën prokuroren nëse ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përpara se të dëshmonte në gjykatë.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se dëshmitari nuk është thirrur më parë në Prokurori dhe se dëshmia e tij e parë për ngjarjet në Durrës ishte ajo që dha para gjykatës. Mirëpo, i akuzuari Emiljano Shullazi vuri në dyshim fjalët e prokurores dhe kërkoi të dinte se përse Besnik Musai ruhej nga uniformat blu.

Sipas tij, vendosja e Musait në ruajtje fizike nga forcat e rendit ka krijuar kushte që ai të japë dëshmi të rreme. Për këtë arsye, Emiljano Shullazi kërkoi që Besnik Musai të rithirrej në gjykatë për të dëshmuar. Por kërkesa e të akuzuarit u hodh poshtë nga gjyqtari Fran Prendi. Gjithashtu, edhe kërkesa për të pyetur oficerin e policisë, Petrit Gjeçaj, nuk u pranua nga gjykata.

Ylvi Beqja dhe Besnik Musai dëshmuan në fund të vitit të kaluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen e ish-hotel “Vollgës”. Sipas Beqjes, Emiljano Shullazi e pati kërcënuar që ai ta bënte bashkëpronar në objektin në fjalë.

Kërcënimi, sipas Beqes, ishte bërë në Durrës te noterja Aida Spahiu, ku Shullazi i vendosi pistoletën Beqjes dhe e detyroi që të përpilonte aktin e dhurimit. Ky version është pohuar edhe nga Besnik Musai. Por Shullazi vetë e ka kundërshtuar, duke thënë se ishte Ylvi Beqja ai që e bëri bashkëpronar pas ndihmës që ai i ofroi për regjistrimin e ish-hotel “Vollgës” si pronë të tijën./a.m.

Next Post
Kroatët demaskojnë Vuçiçin si gënjeshtar

Presidenti Vuçiç: Kosova dhe Mali i Zi e shpallën pavarësinë, kur s’isha unë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

Shporta e shkurtit, si po ndryshojnë çmimet (rritje për zarzavatet dhe frutat)

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In