• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Eskobari” shqiptar në Kolumbi, çfarë dihet për “Jimmy”-in? Hoxha: Të dhëna interesante dhe bosi i vërtetë

by A R
20/07/2021 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptari me emrin Agim Cerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy” u kap dy ditë më parë në Kolumbi së bashku me katër bashkëpunëtorë të tij duke trafikuar kokainë drejt SHBA-së dhe Europës. Gazetari Artan Hoxha u shpreh në “ABC” se kundër Cermës në Shqipëri nuk ka asnjë dosje të hapur, ndërsa theksoi se nuk është ai bosi i grupit, sikur shkruajnë mediat kolumbiane, por thjeshtë një përfaqësues i organizatës kriminale.

“Agim Cerma po e trafikonte me avion. Të thuash në Kolumbi se është bos një nga Lushnja, që ne njohim shumë njerëz, kur është karteli “Cali”, “Medelini”, etj. Ai ka një të shkuar, jam i interesuar të shoh si do të vazhdojnë hetimet në Shqipëri. Ai nuk është bosi i grupit, pasi nuk shkon bosi në operacione të trafikut, nuk shkon vetë, pasi kapet dhe po u kap shpërbëhet organizata. Asnjë trafikant nuk është kapur duke ngarkuar apo shkarkuar.

Është përfaqësues i një organizate të madhe kriminale, ka mbyllur llogaritë, pagesat, si do të kalojë. Për Cermën nuk ka hetim në Shqipëri. Akuza që ka Agim Cerma është përfshirë në rrjet të trafikut që çon kokainë nga Kolumbia në Meksikë në SHBA. Nuk del qartësisht si është i lidhur me pjesën tjetër në Europë, pasi avionët charter e shkarkojnë kokainën brenda kontinentit. Sasia që ishte kapur në kokainë, por edhe pesos, pasi ishte bërë konvertimi.

Në Shqipëri nuk kanë një dosje për aktivitetin e Agim Cermës, nuk është person në kërkim, as në procedim. Është shumë e vështirë për të goditur grupet në Shqipëri që shtrihen në 3 kontinente. Do të dalin të dhëna interesante më mbrapa, por ky nuk është bosi. Unë besoj se do të dalë emër tjetër shqiptar. Ai bashkëpunonte me “Clan del Golfo” dhe aeroporti që përdorin këta është ndërtuar nga karteli i “Calit”-it” tha ai.

Por si ka mundësi që shqiptarët janë futur kaq thellë duke shkuar deri në Kolumbi apo vende të tjera në Brazil dhe Ekuador për ta marrë vetë kokainën? Artan Hoxha ka një shpjegim.

“Ne sot kemi furnizim me kokainë nga Ekuadori, Brazili dhe Kolumbia. Ne shkojmë atje pasi e kemi guximin maksimal. Ne shkojmë në xhunglat e Kolumbisë dhe marrim përsipër një aktivitet të tillë që është në survejimin e DEA-s, Europol, etj.

Ne duam të jemi të rëndësishëm të shkojmë direkt te burimi. E kemi nisur si shpërndarës të thjeshtë në rrugë, mësuam si funksionon, kush e bën shumicën dhe shkuam vetë atje, prandaj kemi grupe dhe organizata kriminale që e kanë buxhetin më të madh se Ministria e Brendshme. Është një grup tjetër shqiptar që është goditur, që e merrte nga Amerika Latine dhe e çonte në Zvicër” u shpreh ai.

/abcnews/a.r

Next Post
Thirrjet raciste ndaj Hysajt/ Braçe iu “përvishet” tifozëve të Lazios: Ai s’është krimb, por shqiponjë

Thirrjet raciste ndaj Hysajt/ Braçe iu “përvishet” tifozëve të Lazios: Ai s’është krimb, por shqiponjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

Parashikimi i motit../ Edhe sot do të ketë reshje shiu dhe stuhi bore

January 10, 2026
Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

Klos, policia zbardh ngjarjen/ Makina ra në përrua, arrestohet shoferi pasi nuk i dha ndihmë pasagjerit. Detajet e reja

January 10, 2026
“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

“NATO duhet të kuptojë rëndësinë e saj për ne”/ Trump këmbëngul sërish për Groenlandën: Duhet ta marrim patjetër

January 10, 2026
Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

Moti i keq/ Rama: Vijon puna për përballimin e situatës

January 10, 2026
Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

January 10, 2026
VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

VIDEO-Klos, makina me dy persona bie në përrua/ Shpëton shoferi, nuk dihet ende ‘fati’ i pasagjerit

January 10, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In