• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eshtrat e gjetura në Kurbin i përkasin adoleshentit të zhdukur në 2015/ ADN-ja u përputh me atë të nënës së tij

by Java News
03/06/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë identifikuar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ashtu siç edhe dyshohej eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur 7 vite më parë, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga prokuroria për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore të bërë publike më 26 prill të këtij viti, rezultonte se eshtrat ishin dëmtuar me mjete të forta, megjithatë ekspertët nuk arritën të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, i cili dyshohet se është dhunuar më pas vrarë.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasën nga një banor me 3 prill, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.

Ai njoftoi policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

Kush është Mariglen Gjonaj

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bëri apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.

g/kosovari

Next Post
KAZAN

Një President që ta admirojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In