• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A është ushtria ruse një rrezik serioz? Ekspertët nuk bien dakord

by A R
19/11/2017 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si mund të interpretohen fjalët e shefit të BND-së, Kahl për ambicjet e Moskës? Ishin fjalë të pazakonta të qarta ato që formuloi Presidenti i Shërbimit Informativ Gjerman (BND) Bruno Kahl:

“Në vend të një partneri për sigurinë evropiane, te Rusia më tepër kemi një rrezik potencial. Aktori i politikës botërore Rusi është rikthyer, ai do të mbetet një fqinj i parehatshëm”. Në një referat të mbajtur në Fondacionin Hans Seidel në Mynih, Kahl foli për një modernizim “të habitshëm” të forcave të armatosura ruse.

Ekspertë të sigurisë janë të habitur me fjalët e Kahl-it. Ato janë të pazakonta për një person që i bën rrallë publike mendimet dhe analizat e tij – puna e shërbimeve të fshehta, siç e thotë emri, shumicën e kohës zhvillohet pas perdeve.

“Realist, pragmatik”

Për Sebastian Schulte, korrespondentin për Gjermaninë të revistës ushtarake britanike Jane’s Defence Weekly, deklaratat e Kahles janë “realiste, pragmatike dhe pasqyrojnë atë që kanë vërejtur edhe vëzhgues të tjerë”.

“Të gjithë ne nuk flasim sa duhet për sjelljen e Rusisë ndaj Perëndimit, Evropës dhe para së gjithash shteteve të Evropës Lindore.” Ai tha se veç lajmeve, për luftimet e forcave të mbështetura nga Rusia dhe Ukrainës në medie nuk gjen analiza, “gjë që është e habitshme”.

Fuqi mbrojtëse SHBA

Si kundërpeshë ndaj rrezikut rus për Evropën, Kahl paraqiti në fjalimin e tij bashkëpunimin me shërbimet e fshehta të SHBA dhe para së gjithash me ushtrinë e SHBA. “Ata kanë mbi dhjetë aeroplanmbajtëse, të cilat mund t’i dërgojnë brenda kohës më të shkurtër në zonat ndërkombëtare të konfliktit”, tha shefi i BND-së. Rëndësi ka që të pengohet që Kremlini të ketë sukses “në dobësimin e BE, në spostimin e SHBA dhe veçanërisht që të futet një pykë midis të dyve”.

Mark Galeotti beson se vëzhgimet e Kahlit në përgjithësi janë të drejta, por megjithatë e pikturojnë “tepër errët” realitetin. Eksperti për politikën ruse të sigurisë dhe drejtori i Qendrës për Sigurinë Evropiane në Institutin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Pragë tërheq vëmendjen se Rusisë i duhet ende shumë për të arritur Perëndimin.

“Të paktën gjysma e ushtrisë ruse nuk është e modernizuar si duhet”, thotë ai. Dhe shton se “vetëm shtetet anëtare të NATO-s, pa SHBA dhe Kanadanë kanë më shumë trupa tokësore se Rusia”.

Galeotti arrin në përfundimin se Rusia, e parë në mënyrë realiste, mund të mobilizojë në çdo kohë 50.000 vetë. “Kjo nuk është Ushtria e Kuqe sovjetike”, thotë ai. “Kjo nuk është një fuqi që mund të sulmonte Evropën Perëndimore, që mund të matej me NATO-n me shpresën për të fituar”. /Deutsche Welle

Next Post
Rezoluta për vendbanimet e paligjshme, Izraeli paralajmëron mosbindje

"Netanyahu merret sërish në pyetje për dy raste korrupsioni"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

January 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In