Uragani Ida mori përmasat e një stuhie të kategorisë 4 këtë diel me erëra që arrinin 185 km / orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.
Stuhia ndodhet 65 milje në jug të grykës së lumit Misisipi, thanë parashikuesit e NHC gjatë një monitorimi rreth orë 6 të mëngjesit, duke vazhduar marshimin e saj në veriperëndim drejt Luizianës dhe Bregut të Gjirit me 15 kilometra në orë.
Uragani është rritur me shpejtësi në intensitet që nga goditja e Kubës, duke kërcënuar të jetë një “uragan i madh dhe i rrezikshëm”.
Më herët autoritetet u bënë thirrje banorëve për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin.
Në Nju Orlins kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ka folur me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës.
/b.h