• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është rritur jetëgjatësia”, Rama paralajmëron rishikim të moshës së daljes në pension: Skema që trashëguam, e ndërtuar keq

by S T
01/11/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në bashkëbisedimin e radhës me pensionistët, nga Korça, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rishikimin e moshës së daljes në pension. Shefi i qeverisë nënvizon se ideja për të rishikuar kohën e daljes në pension për kategori të caktuara, diktohet nga rritja e jetëgjatësisë në vend.

Në vijim të diskutimit, Rama e cilësoi skemën e vjetër të pensioneve, trashëguar në vitin 2013 nga qeveria Berisha si skandaloze dhe nënvizoi se PS krijoi formulën e re, e cila çon më shumë para në xhepat e pensionistëve.

“Është një fakt që një skemë pensionesh e ndërtuar keq është kostoja e një brezi të tërë. Një brez i tërë digjet nga një skemë pensionesh e ndërtuar keq. Dhe skema e pensioneve që në trashëguam nuk ishte e ndërtuar keq, një skemë skandaloze dhe vetëm për të shtyrë të sotme pa menduar të nesërmen e pensioneve. Kur ne morëm detyrën situata e pensioneve një situatë pa asnjë shpresë, sepse ishte vendosur një tavan që ishte 24 mijë lek dhe pavarësisht kontributeve nuk mund të merrnin dot më shumë se 24 mijë lek. Nuk kishte më shumë se 24 mijë lek në 2013. Dhe pensioni mesatar në atë kohë ishte 105 euro pa folur për minimalin që ishte një pension që nuk e merrnin të gjithë, pasi gjetëm dhjetëra mijëra pensionistë pa pensione fare. Sepse nuk kishin kontribuar në skemë, përgjithësisht gra shtëpiake apo burra. S’kishte asnjë lek. Ne bëmë reformën e cila ka bërë Tavani i atëhershëm për 24 mijë lek të zhbëhet dhe sot të kemi një numër pensionistësh deri në 400 mijë lek. Për shkak të kontributeve. Kemi një pasqyrë diferencimi midis mësuesve që dolën në pension para 2014 dhe pas 2014, ata që kanë dalë pas 2014 kanë pension më të lartë sipas reformës”, tha shefi i qeverisë.

Rama shtoi se për pak ditë pensionistët do të njihen edhe me bonusin që do të përfitojnë në fundvit, duke e cilësuar rritjen në vlerë të këtij përfitimi, si hapin e parë të skemës që do të pasohet nga rritja e pensioneve.

“Ne nuk e kemi akoma, por patjetër që brenda një kohe të shkurtër, do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit. Është fillimi i këtij procesi i rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm, duam që skema të forcohet dhe nga të ardhurat që vijnë nga rritja ekonomike, të shkojë te pensionistët në formë bonusi. Kjo të na çojë në një perspektivë më pozitive”, u shpreh shefi i ekzekutivit shqiptar./A2

Next Post
Mot pranvere fundjavën e fundit të tetorit, ja sa shkojnë temperaturat

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

Comments 1

  1. Fantoci says:
    1 year ago

    Me një fjalë, duhet të vdesin në punë njerëzia.
    Për këtë, qendrat e punës, të pregatisin edhe arkivolet, që ti dergojnë robt direkt në Sharrë apoTufinë, duke eleminuar kështu agjensitë funerale e shpenzimet e tjera për familiarët.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë godet Meksikën. Momenti kur presidentja e vendit ndërpret konferencën

January 2, 2026
“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

“Zgjohet” Etna, shpërthen vullkani më aktiv në Europë. Pamjet virale

January 2, 2026
“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

“Më pushoi pasi më ngacmoi s*ksualisht”- Violinisti i njohur akuzon aktorin Will Smith për abuzim: Ja çfarë më tha pas takimit

January 2, 2026
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç

January 2, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksident i dyfishtë në aksin Elbasan-Peqin, 2 të lënduar

January 2, 2026
Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

Biznes kokaine natën e Vitit të Ri, 30-vjeçari shqiptar kapet me drogë dhe valutë në makinë dhe banesë

January 2, 2026
E diela mbuloi Shqipërinë me dëborë, por si parashikohet moti për javën e ardhshme

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

January 2, 2026
Borë edhe në Dajt, ja temperaturat për ditën e sotme

Automjete të bllokuara nga dëbora në Qafë Thore, drejtuesit denoncojnë mungesën e borëpastrueseve

January 2, 2026
Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

Numërimi i votave në Kosovë drejt fundit, kush janë kryesuesit që priten të ulen në karriget e deputetëve

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com