• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është ribashkuar “Guns N’Roses” në Londër

by Java News
26/06/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësoj si shumë skeptike që kishin thënë se ky turne nuk do të ndodhte kurrë, edhe vetë anëtarët “Guns N’Roses” ndodheshin në mesin e më të zëshmëve qe mbronin kete variant.

Kur këngëtari Axl Rose në vitin 2012 u pyet për shanset që të riformohej programi origjinal i grupit nga Los Angeles, ai qe përgjigjur: “Jo më në këtë jete”, transmeton “Koha Ditore”.

Por, kërkesat e shumta dhe çeqet miliona dollarësh e kanë zakon që të ndërrojnë mendjet e njerëzve. Dhe kësisoj ngjau që turneu me titull “Not in This Lifetime” (Jo gjatë kësaj jete) u shtri deri në Londër, për dy spektakle të bendit në “Olympic Stadium”, madje falë zotave që ndodhi kjo.

Në një natë perfekte verore, “Guns N’Roses” ofroi për gati tri orë të tëra muzikë rok, që doli të jetë e ashpër, e përshtatshme e prekëse. I themeluar në Los Angeles në vitin 1985, bendi “Guns N’Roses” kishte promovuar albumin më fitimprurës debutues të të gjitha kohërave, para se të dilte edhe më tepër në sipërfaqe e të merrte përmasa spektakulare.

Rose vazhdoi me grupin, por pa anëtarët e tjerë themelues, por “Guns N’Roses” nuk ishin asnjëherë vërtet ata. E jo vetem se janë riformuar krejtësisht. Kitaristi Slash dhe basisti Duff McKagan janë kthyer në bend, por kitaristi Izzy Stradlin dhe bateristi Steven Adler nuk e kanë bërë këtë.

Të premten e 16 qershorit Rose ishte i qetë, në kohë dhe me vokal të mirë, tri gjëra këto në të cilat adhuruesit e bendit nuk kanë mundur të mbështeteshin gjithmonë.

Në uniformën e tij – fanellën Harley Davidson, syzat me xhama reflektues dhe këmishën e lidhur përreth belit – ai e bëri hapjen me “It’s So Easy” me shumë shije.

Dukej sikur periudha e vitit 2016, kur qe zëvendësuar si këngëtar, e ka ringjallur atë. Turma e ndjeu se kjo performancë ishte diçka e veçantë.

“Jeni shumë të këndshëm. Si po kaloni?”, ka thënë ai. Ndërsa Slash, me kapelën e tij të top markave, kitarën e “Les Paul” të portokalltë vezulluese, dukej sikur nuk është plakur asnjë ditë.

“Guns N’Roses” asnjëherë nuk ka qenë thjesht një bend i muzikës rock-metal. Ata kapërcyen skenën e Los Angeles, të njohur për flokët e gjatë me volum, duke shtuar edhe elemente të muzikës punk, të Lynyrd Skynyrd dhe Elton Johnit e “Queen”, në këngët e tyre.

Gjithë ky set qe mbushur edhe me elemente të heronjve tjerë të anëtarëve të bendit, përfshirë “The Who”, “Pink Floyd” dhe “Misfits”, sikurse edhe homazhet që i bënë Chris Cornellit të “Soundgarden”, i cili vdiq muajin e kaluar…, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Turqit konsumuan për Bajram 4 mijë tonë… bakllava!

Turqit konsumuan për Bajram 4 mijë tonë… bakllava!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com