• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është penduar Berisha që është bërë deputet?

by Ben Andoni
21/09/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ajo që parashikohej rëndom para zgjedhjeve të fundit të përgjithshme ishte se Sali Berisha, kryetari i nderit të Partisë Demokratike nuk do të kandidonte më për zgjedhjet e përgjithshme 2017. Krejt çuditshëm, ai jo vetëm që u kandidua, por u la te numri 7, një vend që nuk i shkonte aspak tagrit dhe kontributeve të veta.

E për më tepër, paradoksalisht me aprovimin e vetë liderit historik, që përgjatë të gjithë kohës së pakët që mbeti për gatitjen e fushatës në terren heshti në pritje të ravijëzimit të plotë të figurës së Lulëzim Bashës dhe impaktit të listës së vet të pakonsultuar me asnjë forum në PD, por që ishte bukur në dijeni. Ajo që tha pastaj për listat dhe përgjegjësitë e kryetarit të PD-së i përligji vetëm me deklarata dhe me një intervistë të thatë, pak ditë më parë ku edhe impakti televiziv, që dikur të trandte i tij, nuk është se bëri aq shumë lajm.

Në ditët tona, veç pastrimit të listës së kandidatëve prej njerëzve të tij në formacionin opozitar, që pothuaj e largoi krejt trashëgiminë e tij te PD-ja, Berisha mori një përgjigje sfiduese dhe gati shuplakë në parlamentin e ri shqiptar. Fillimisht prej Gramoz Ruçit, kryetarit të ri të Kuvendit shqiptar, që meritën më të madhe ndoshta deri në fund, do të ketë racionimin spartan të fjalëve të kryetarit Berisha dhe e dyta reagimin e vagullt të deputetëve të tij ndaj këtij akti, që dikur të nxirrnin sytë ndaj çdo qëndrimi kundër tij. Me sa duket largimi i Jozefina Topallit dhe themeluesve të PD-së Imami, Ruli, Selami është një gropë, që nuk mbushet dot me akrobacitë dhe kinse respektin për forumet që po nis kryetari aktual i PD-së, Basha, por edhe që po i kthehet kalkulimeve të paskrupullta të tij.

Sikur të mos mjaftojë kjo, një grup tjetër në PD i ka shpallur atij një luftë në hije, nëse ai vazhdon që të fjaloset në mënyrë ambigue dhe të përkrahë Bashën. Deklarata e Patosit kundër tij ishte krejt e qartë dhe e pamëdyshtë dhe me sa duket ajo do të jetë edhe në thelbin e qëndrimeve të dikur të përkëdhelurve të tij Topalli, Bode, me të cilët u mbështet në opozitën e vështirë të vitit 1997-2005.

Po çfarë e mban vallë Berishën në këtë legjislaturë, që ashtu si në legjislaturën e shkuar nuk pranoi t’i hapte punimet konform ligjit? Kjo është mbase pyetje për historianët e politikës, që do të duhet të merren pas disa kohësh me figurën e tij. Në fakt e ka një përgjigje.

Berisha di të bëjë vetëm politikë për politikë, por jo politikë me arsye. Kjo e fundit po bëhet nga kundërshtari i tij i ri i padukshëm Basha që po ia ha kokën dhe po ia zbeh atë kontribut të madh që ka në partinë e tij dhe që pak nga pak po e çmonton për ta kaluar të gjallë në gropën cinike të harresës. Kryetari i ri, investimi i tij më i madh në strukturën e PD-së, po ia tregon qartë të gjithë këtë dhe atë që pritej ndoshta që Berisha ta bënte vetë me arsye, largimin nga parlamenti. Por, Berisha zgjodhi sfidën e fundit, atë që po e bën ndoshta të pendohet paq për karrierën e tij të gjatë politike, duke e zhvendosur pak nga pak në harresën e hidhur, që s’i takon një personazhi si ai. (Javanews)

 

 

Next Post
UNIVERSITETET/ Ja kur nis viti i ri akademik, Nikolla firmos urdhrin

UNIVERSITETET/ Ja kur nis viti i ri akademik, Nikolla firmos urdhrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trupa të grumbulluara brenda një spitali e snajperistë mbi çati, pamje të reja nga Irani

Trupa të grumbulluara brenda një spitali e snajperistë mbi çati, pamje të reja nga Irani

January 27, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Pezullimi i Ballukut / Sot pritej vendimi, por Kushtetuesja kërkon më shumë kohë

January 27, 2026
‘Sikur djalli të interpretonte Biblën’, Balla-Berishës: Kur raportonte Ina Rama këtu ti lije sallën

Akuzat për protestën, Balla i kujton opozitës 8 Janarin: Krahu i Berishës me çekiçë, ai i Bashës me gaz lotsjellës

January 27, 2026
Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

Firmoset “nëna e të gjitha marrëveshjeve”, Bashkimi Europian dhe India përmbyllin paktin e madh tregtar

January 27, 2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

January 27, 2026
Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

Ishte emëruar në mënyrë të paligjshme, Prokurorja amerikane largohet nga detyra

January 27, 2026
Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

Protesta e Berishës, Koçiu në Kuvend: Policia u përball me dhunë, të mos përdoren fëmijët si mburojë politike

January 27, 2026
Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

January 27, 2026
Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

January 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In