• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është non grata, hetoni si iu dha mundësia për atë intervistë”/ Kokalari i shkruan drejtores së Zërit të Amerikës për bisedën e seksionit shqip me Berishën

by Java News
29/11/2021 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Xhevdet Shehu

Në maj 2021 Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken bëri publik vendimin se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Sekretari Amerikan i Shtetit.

Kjo u pasua edhe me qëndrime të tjera të amerikanëve, si nëpërmjet ambasadores në Tiranë edhe zyrtarëve të tjerë të cilët u shprehën se vendimi ishte i mirëmenduar dhe me fakte duke ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me ish kryeministrin shqiptar.

Berisha e atakoi këtë vendim duke thënë se do ta ankimojë në një gjykatë në Francë. Më pas ai nisi historinë e Foltores dhe në opinion ka përhapur idenë se edhe në vitin 1997 ishte i padëshiruar nga amerikanët, por arriti të merrte mbështetjen e tyre për të ardhur në pushtet.

Tre ditë më parë në këtë frymë ai arriti të siguronte një intervistë të gjatë në Zërin e Amerikës, e cila është një media që financohet nga buxheti i shtetit amerikan.  Dihet lidhja e vjetër e Berishës me Elez Biberaj, ish-drejtor i VOA, por përsëri hapësira që Zëri i Amerikës i dha deputetit non grata ishte më shumë se e ekzagjeruar.

Kjo nuk ka lënë indiferent një nga aktivistët më të njohur shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari. Ai i ka dërguar një letër drejtoreshës së Zërit të Amerikës, Yolanda Lopez për këtë intervistë që është zhvilluar nga seksioni shqip.

Letra e plotë në formë elektronike e botuar nga DITA i është përcjellë edhe ambasadores Yuri Kim në Tiranë, si dhe disa zyrtarëve të DASH.

Kokalari e pyet zonjën Lopez pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Mes të tjerave zoti Kokalari shpreh gatishmërinë që të dëshmojë për të gjithë të shkuarën e zotit Berisha, ndërsa kërkon nga drejtoresha e VOA rrethanat se pse iu krijua kjo mundësi një të shpalluri non grata nga SHBA, shkruan Dita!

Nga Gary Kokalari

Drejtuar zonjës Yolanda Lopez
Drejtore në detyrë i Zërit të Amerikës

Zonja Lopez,

Së fundmi, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është intervistuar nga Zëri i Amerikës. Nuk e di nëse jeni në dijeni por majin e kaluar, Sekretari i Shtetit Blinken shpalli publikisht (non grata) Sali Berishën për shkak të përfshirjes së tij të konsiderueshme në korrupsion.

Berishës dhe familjarëve të tij u është ndaluar hyrja në SHBA. Në vijim, unë personalisht kam bërë publike akte korruptive që kanë ndodhur gjatë mandatit të Berishës si Kryeministër, duke përfshirë përpjekjen për të mashtruar Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, si shfaqet në The New York Times dhe librin War Dogs (Qentë e Luftës), si dhe përpjekjen për t’ia kaluar në mënyrë të paligjshme Albpetrolin, pasuri e shtetit shqiptar, një mikut të Berishës, duke përdorur garanci financiare fiktive, të cilat implikojnë një bankë amerikane (KLIKO)

Pse Zëri i Amerikës i dha Sali Berishës, një individi të sanksionuar nga DASH, një mundësi në përpjekjen për të zvogëluar pasojat e shpalljes së tij (non grata) nga DASH?

Krahas shqetësimit nga abuzimi i një platforme transmetimi të qeverisë amerikane nga ana e Berishës, ndër vite ka pasur pretendime se aleatët e Berishës brenda Zërit të Amerikës fshehtas kanë përdorur pozicionet e tyre për të promovuar interesat e Sali Berishës. Ju lutem të mbani parasysh se Zëri i Amerikës nuk duhet të tolerojë asnjë përpjekje të stafit të vet të manipulojë opinionin publik shqiptar për llogari të Sali Berishës apo ndonjë figure tjetër politike.

Në gjykimin tim tim, Sali Berisha është personi me përgjegjësinë më të madhe në pengimin e përparimit të demokracisë në Shqipërisë. Gjithashtu, sugjeroj që ju dhe drejtuesit e Zërit të Amerikës të njiheni me të shkuarën e Berishës si dhe të shqyrtoni rrethanat në të cilat Berishës iu dha mundësia për intervistë. Jam i gatshëm t’u përgjigjem pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Ju falenderoj,
Gary Kokalari/ Albanians for a Democratic Albania (Shqiptarët për një Shqipëri Demokratike) New York, NY/m.j

Next Post
Sali Berisha “hakmerret” ndaj Perëndimit/ Sulm kundër SHBA-ve përmes njeriut të rusëve

Sali Berisha "hakmerret" ndaj Perëndimit/ Sulm kundër SHBA-ve përmes njeriut të rusëve

Comments 1

  1. Enkeleid Alibeja says:
    4 years ago

    Elez Biberaj, ja ka krijuar mundesinë Saliut të Shiqeres….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Vlorë! Plagoset me thikë një 44-vjeçar pas një konflikti të çastit

January 25, 2026
Parashikimi i motit për sot/ Vranësira dhe temperatura deri në 34 gradë Celsius

Moti sot parashikohet me vranësira deri pasdite dhe reshje shiu me intensitet të ulët

January 25, 2026
Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

Shoqërimi i të miturit/ Policia: Po gjuante me gurë, pas verifikimit e lamë të lirë

January 25, 2026
Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

Rama reagon për protestat e PD: Pisllëku që lënë pas, si jashtëderdhja e plakut të lajthitur që i organizon

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In