“Është një ferr i vërtetë”. Kështu e ka përshkruar ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi koronavirusin, me të cilin po përballet prej disa ditësh.
Në një bisedë telefonike me senatorët e partisë së tij, Forza Italia , ai foli për gjendjen e tij shëndetësore.
“Unë jam duke luftuar për të kapërcyer këtë sëmundje, e cila është një ferr i vërtetë, është tmerrësisht e shëmtuar. Nga mijëra pacientë të ekzaminuar në San Rafaele, unë jam i pesti për nga ngarkesa virale.
Unë bëra më të mirën time dhe shpresoj shumë që të mund të shërohem“ , citohet të ketë thënë ai.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se dëshiron të marrë pjesë në javën e fundit të fushatës përpara zgjedhjeve rajonale të 20 shtatorit , sepse “ai ka frikë nga abstenimi dhe kjo qeveri e paaftë duhet të mposhtet “.
Sipas mediave italiane, Silvio Berlusconi, duke iu referuar qartë Platonit, theksoi se ” votimi është një detyrim moral, siç u kishte thënë filozofi i madh grek athinasve, sepse kush zgjedh abstenim meriton një qeveri të paaftë “.
Mjeku personal i Silvio Berlusconit, Luigi Giancrigillo, theksoi se shëndeti i ish-kryeministrit po përmirësohet dhe të gjitha parametrat e ekzaminimit janë inkurajuese.
Berlusconi është i shtruar në spitalin “San Rafaele” të Milanos që të enjten e kaluar, pasi u infektua me koronavirus, ndërsa është diagnostikuar edhe me pneumoni.
g.kosovari