Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka njoftuar se Rusia po monitoron nga afër kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin në NATO.
“Kjo është një çështje serioze, një çështje që ngre shqetësimin tonë dhe ne do ta ndjekim me shumë kujdes”, tha ai.
Peskov theksoi gjithashtu se në krahasim me Ukrainën, Rusia nuk kishte asnjë mosmarrëveshje territoriale me Finlandën apo Suedinë. Më herët, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se plani i Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, është një gabim dhe do të ketë pasoja të mëdha.
“Ata nuk duhet të kenë iluzione se ne thjesht do ta durojmë atë – dhe as Brukseli, Uashingtoni dhe kryeqytetet e tjera të NATO-s. Niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet, parashikueshmëria në këtë sferë do të ulet,” tha Sergei Ryabkov për RIA Novosti. agjencia e lajmeve.
g.kosovari