• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është i mirë përdorimi i deodorantit

by Java News
18/03/2018 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndoshta ju mund të ndiheni më të freskët kur të përdorni deodorant, por më shumë se një e katërta e njerëzve vuajnë nga reaksione të dëmshme për shkak të kimikaleve të gjetura në sprej, thonë studimet e reja.

Një studim australian tregon se kimikalet e gjetura në deodorantë shkaktojnë sulme të astmës, migrenës dhe probleme të lëkurës.

Profesoresha Anne Steinemann, udhëheqëse e studimit pranë Universitetit në Melburn tha për NeëScientist se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e rrezikshëm nga përdorimi i deodorantit.

“Ata nuk e dinë se sa i dëmshëm është derisa të bëhet vonë dhe pastaj kanë ndjeshmëri ndaj kimikaleve”, tha ajo.

Shkencëtarët kanë gjetur se një numër i njerëzve janë diagnostifikuar me ndjeshmëri ndaj këtyre kimikaleve.

Një studim i publikuar në shtator të vitit 2016 ka gjetur se mund të ketë rrezikshmëri për kancer të gjirit të shkaktuar nga përbërjet e aluminit në deodorantët kundër djersitjes nën sqetull.

Këto komponime përkohësisht bllokojnë gjëndrat e djersës, por mund të krijohen në indet e gjirit dhe të prodhojnë disa efekte estrogjene.

Ndërkohë që disa deodorante të thjeshta të dizajnuara vetëm për të maskuar erë nuk i përmbajnë ato, shumica bëjnë.

André-Pascal Sappino, bashkautor i studimit nga Universiteti i Gjenevës, shikoi qelizat e izoluara të gjirit dhe më vonë e përsëriti atë në studimet e minjve.

Studimi zbuloi se ekspozimi afatgjatë rezultoi në tumore të cilat përhapeshin.

Por shumë ekspertë kanë vënë në dukje mangësi në studimin zviceran dhe thanë se nuk ka nevojë të ndalojë deodorantët me kripë alumini, transmeton ksp.

Por, një studim i ri, i publikuar në Journal of Occupational and Environmental Medicine, tregon se 295 nga 1.137 të anketuar, pohojnë se kanë pasur përvoja të reaksioneve fizike ndaj kimikaleve.

Pothuajse 60 për qind e vullnetarëve me sensivitet të shumëfishtë kimikal MCS pranuan se ata nuk vizitojnë restorantet publike, të cilat përdorin aromatizues. Më shumë se gjysma e 145 të diagnostifikuarve zbuluan se nuk mund të pastrojnë duart e tyre me sapun aromatizues.

Studiuesit tash japin shifra hipotetike se 55 milionë të rritur në SHAB, rreth 16 për qind vuajnë nga MCS.

Ekspertë vazhdimisht kanë paralajmëruar rreth përdorimit të tepërt të produkteve aromatizuese, të cilat mund të shkaktojnë probleme të lëkurës, përfshinë ekzemën. (Express)

Next Post
VIDEO/ Pamje spektakolare të Tiranës nga droni, ja si duket kryeqyteti shqiptar nga lart

Shqipëria mes vendeve të rrezikuara për furnizimin me ushqime në 2050-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In