Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur në një intervistë për “Now” me gazetaren Erla Mëhilli në Euronews Albania se ka një marrëdhënie shumë të mirë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Balluku tha se do e mbështesë edhe personalisht Veliajn në Tiranë, për mandatin e tretë në krye të Bashkisë.
Pjesë nga deklarata e zv/Kryeministres Balluku:
Erioni është nuni i vajzës time. Siç më konsideron ai motër edhe unë e konsideroj vëlla. Njihemi para se të ishim në politikë
Erioni ka shkëlqyer në drejtimin e Bashkisë Tiranë dhe ka mbështetjen tonë, të Partisë Socialiste edhe për mandatin tjetër. Të tjerat janë saga politike.
Takohemi madje dhe fundjavave për mëngjesin bashkë. Jemi shokë të mirë dhe gjithë kjo telenovela mediatike shërben vetëm për lajme, po nuk ka asnjë bazë të vërtetë.
Do bëj punën time për të ndihmuar Erionin në Tiranë, sidomos në zonën e Kombinatit ku kam kontribuar.
/a.r