• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Tendencë

Është ende “Botë burrash”, mënyrat e rafinuara se si femrat vazhdojnë të penalizohen në punë

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gratë shtatzëna kanë shumë vështirësi në lëvizje dhe këtë e dinë shumë mirë të gjitha ato gra që janë bërë nëna. Por kjo gjë, mesa duket nuk merret fare në konsideratë as nga disa prej kompanive më të mëdha në botë, si Google, shkruan The Economist.

Në kohën kur Sheryl Sandberg ishte shtatzënë (2004), atëherë drejtoreshë e shitjeve online, ajo i bëri një kërkesë të thjeshtë drejtuesve të saj, se parkingu për gratë shtatzënë duhej të ishte sa më pranë hyrjes së ndërtesës.

Shembulli i mësipërm është një prej shumë ilustrimeve që kanë të bëjnë me mangësitë dhe me problematikat që gratë përballen në ambientet e punës. Caroline Criado Perez, në librin e saj të suksesshëm “Gratë e padukshme”, pasqyron shembuj të shumtë të problemeve dhe vështirësive me të cilat përballen gratë në ambientet e punës të projektuara për burrat, dhe se sa të shpeshta mund të jenë këto problematika apo vështirësi.

Le ta fillojmë që nga faza e rekrutimeve. Gratë përjashtohen pa aplikuar fare nga pozicione pune të cilat kërkojnë kandidatë agresivë dhe ambiciozë. Kur një kompani e ndryshoi formën e reklamimit të saj, duke u përqendruar në përçimin e cilësive si entuziazmi dhe risitë dhe në vend të një imazhi mashkullor përdori një imazh femëror, përqindja e aplikanteve gra u rrit nga 5% në 40%.

Të gjithë duhet të shkojmë në punë në orarin e caktuar. Por askush nuk e merr në konsideratë faktin se mëngjesi i grave mund të jetë shumë më i ngarkuar se ai i burrave. Ato duhet të kujdesen për fëmijët e tyre, apo për ndonjë të moshuar. Atyre që përdorin transportin publik mund t’u duhet që të bëjnë në këmbë një pjesë të madhe të rrugës për të arritur në punë, sepse zakonisht nga transporti publik favorizohen qytetarët që udhëtojnë nga zonat periferike drejt qendrës.

Sipas kërkimeve të agjencisë britanike që merret me studimin dhe analizimin e një ambienti pune të shëndetshëm, sigurisë në punë dhe mirëqenies, u arrit në përfundimin se gratë përjetojnë më shumë stres sesa burrat dhe përballja me një problem të caktuar për to mund të kërkojë një kohë më të gjatë në krahasim me kohën që do t’i kushtonte zgjidhja e të njëjtit problem burrave.

Por një studim tjetër arriti në përfundimin se si burrat, ashtu edhe gratë, që nuk kanë përgjegjësi si kujdesi ndaj fëmijëve apo ndaj një të moshuari, shpenzojnë thuajse të njëjtën kohë për të zgjidhur një problem të caktuar.

Stresi te gratë është më i madh pikërisht sepse ato mundohen që të jenë sa më efikase në punë, duke përmbushur edhe detyrimet ndaj familjes, problematikë me të cilën përballet një numër më i vogël burrash.

Sipas znj. Criado Perez, për shkak të përgjegjësive të tilla, gratë mund ta kenë më të vështirë se burrat për të marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera pas punës. Të shumta janë kompanitë që mbulojnë koston e ushqimeve dhe të pijeve të punonjësve të kompanisë, por asnjë deri më sot nuk ka mbuluar koston e një babysitter-e për nënat e reja.

Ky është një prej problemeve më të mëdha, sidomos për nënat e vetme, ku në Amerikë rreth 80% e grave janë pjesë e kësaj kategori, ndërsa në Angli rreth 90%.

Kur vlerësohet performanca e tyre, znj. Criado Perez argumenton se gratë kritikohen nëse janë treguar agresive apo të ashpra, ndërsa ndodh e kundërta me meshkujt, të cilët nxiten për të qenë agresivë. Por nëse nuk tregohen agresive por miqësore, gratë sërish kritikohen, dhe në këtë rast për mungesë profesionalizmi.

Edhe shëndeti fizik i grave është më i rrezikuar dhe më i kërcënuar se ai i burrave. Organizmi i grave i thith më shpejt kimikatet e ndryshme në krahasim me organizmin e burrave. Edhe pse kjo gjë dihet, efektet afatgjata të kimikateve të ndryshme të thithura nga minatorët janë studiuar prej kohësh dhe vazhdojnë të studiohen, ndërsa ndodh e kundërta me kimikatet që thithin sanitaret nga produktet e ndryshme që përdorin për pastrim.

Në ndërtim dhe inxhinieri, mjetet e punës dhe uniformat e sigurisë janë të dizajnuara për duart dhe trupat e burrave dhe jo ato të grave. Jelekët kundër plumbave dhe ata mbrojtës (p.sh., ndaj prerjeve me thikë) janë dizenjuar vetëm për strukturën e trupit të burrave dhe asnjë prej tyre për strukturën e femrave.

Për shumë burra, shembujt e mësipërm as nuk konsiderohen si probleme të mirëqena. Edhe pse shumë burra mund të thonë se janë objektivë kur rekrutojnë stafin, ata i japin prioritet punësimit të një burri sesa të një gruaje, bazuar edhe në të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2007.

Përveç diskriminimeve gjinore, të shumta janë edhe diskriminimet racore. Kështu, për shembull, sipas një studimi amerikan, emrat e kandidatëve të cilët ngjajnë si emra personash me ngjyrë telefonohen shumë më pak për t’u intervistuar në krahasim me emrat europianë tradicionalë.

Ka pasur raste kur afrikano-amerikanë të mirëkualifikuar nuk janë rekrutuar dhe në vend të tyre janë marrë njerëz të bardhë më pak të kualifikuar. I çuditshëm është edhe fakti se njerëzit e bardhë me precedentë kriminalë telefonohen për të marrë pjesë në një interviste pune pothuajse njësoj sa telefonohen personat me ngjyrë, edhe pse këta të fundit nuk kanë kryer asnjëherë asnjë vepër penale. Dhe kjo është fatkeqësisht e vërteta e hidhur e kompanive, të cilat e cilësojnë veten “punëdhënës që ofrojnë mundësi të barabarta”.

Por ekzistenca e paragjykimeve dhe diskriminimeve të fshehura tregon se loja nuk bëhet me letra të hapura dhe sipas rregullave të caktuara. Diskriminimi është shumë i vështirë për t’u zhdukur menjëherë dhe ai nuk varet nga disa persona me ngjyrë të bardhë të lëkurës së tyre, të cilët zbulojnë anën liberale të karakterit, por nga persona të tjerë të cilët marrin vendime në një perspektivë më të mirë./i.h

Next Post
VIDEO/ “Kush është burrë nuk frigohet”, Plas humori në rrjet, Luli këndon himnin, Saiti ia fut vrapit

VIDEO/ “Kush është burrë nuk frigohet”, Plas humori në rrjet, Luli këndon himnin, Saiti ia fut vrapit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In