• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fatmir Xhafaj, ministri i brendshem i vetingut

by A R
13/03/2017 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detyra si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi ka lejuar Fatmir Xhafajn, ministrin e ri të Brendshëm që të formojë një raport të privilegjuar me ndërkombëtarët.

Ambasadori Lu, në asnjë moment nuk e ka fshehur preferencën e tij për Xhafajn, duke shkelur çdo protokoll e duke u takuar në disa raste personalisht kokë më kokë me të, përpara takimeve të Komisionit të Reformës.

Në mënyrë të ngjashme, edhe ambasadorja Vlahutin, ka shprehur publikisht mbështetjen për punën që ka bërë Komisioni i Reformës në Drejtësi. Ambasadorja e BE-së ka marrë qartë anën e Xhafajt, duke kërkuar që komisioni të vazhdojë i pashqetësuar punën në rastet e një serie sulmesh personale që opozita lëshoi kundër Xhafajt gjatë vitit të shkuar.

Bie në sy fakti që axhendës së takimeve zyrtare, që shumë zyrtarë të BE-së kanë bërë në Shqipëri, i është bashkangjitur gjatë dy viteve të fundit edhe një takim i posaçëm me Xhafajn.

Në mënyrë të natyrshme, Xhafaj ka “kthyer borxhin”, duke mbrojtur vazhdimisht rolin që ndërkombëtarët do të luajnë në procesin e vetingut.

Pasi ish-Kryeministri Berisha dhe kryetari aktual i PD-së kërkuan për herë të parë në maj 2016 që ndërkombëtarët të mos përfshihen në procesin e vetingut pasi kjo cënon “sovranitetin e Shqipërisë”, Xhafaj u shndërrua në mbrojtësin kryesor publik të rolit të ndërkombëtarëve në reformën në drejtësi.

Këtë pozicion të vendosur pro rolit ndërkombëtar në procesin e vetingut, Xhafaj e ka përsëritur në pothuajse çdo dalje të tij publike.

Për këtë arsye, caktimi i tij si Ministër i ri i Brendshëm, më shumë se një emërim politik, duket se përbën një mesazh të dyfishtë të Kryeministrit Rama, së pari ndaj aleatëve ndërkombëtarë të cilëve u thuhet se qeveria vlerëson angazhimin e tyre në çështjen e vetingut dhe së dyti ndaj opozitës, të cilës i ripërsëritet edhe një herë më shumë vullneti për të nisur zbatimin e vetingut përpara përfundimit të këtij mandati qeverisës. /lexo.al

 

Next Post
Manchester United luan me katër mungesa kundër Chelsea

Manchester United luan me katër mungesa kundër Chelsea

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In