• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A është e rrezikuar Evropa nga raketat ruse?

by Java News
06/03/2017 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizjet e fundit nga Rusia kanë sjellë përsëri në qendër të vëmendjes planet e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s për një sistem evropian të mbrojtjes nga raketat. Megjithatë, ka mosmarrëveshje se si duhen parë këto lëvizje të Rusisë, si dhe se si duhet të përgjigjet Amerika.

Megjithëse disa ligjvënës mbështesin zgjerimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat për të siguruar partnerët e NATO-s, të tjerë duan ta pezullojnë programin para se një objekt i ri të ndërtohet në Poloni, si mënyrë për të ulur tensionet me Rusinë, njofton VoA.

Por pezullimi nuk do të sillte një qëndrim më të zbutur nga Rusia, thotë Michaela Dodge e Fondacionit Heritage.

“Rekomandimi im është të vazhdohet me zgjerimin e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evropë, të vazhdohet me zhvillimin e aftësive të sigurisë kombëtare, kapacitetet rajonale, dhe të vazhdohet puna me aleatët që të jenë të fuqishëm, si politikisht dhe ushtarakisht në Evropë dhe jashtë Evropës”.

Dislokimi i një rakete nga Rusia në shkurt, që shkeli një marrëveshje 30-vjeçare, do të thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat duhet të vazhdojë, sipas Tomas Karakos të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Unë mendoj se tani do të jetë pikërisht koha e gabuar për ndërprerjen e planeve të mbrojtjes për Poloninë dhe vende të tjera. Ne duhet të vazhdojmë dhe të zgjerojmë sistemin e mbrojtjes në Redzikoëo të Polonisë. Por duhet të vazhdojmë edhe t’i përshtasim kapacitetet tona për t’u përballur me rreziqe të tjera”.

Por sipas presidentit të fondacionit Ploughshares Fund Joseph Cirincione, tani që ekziston një marrëveshje bërthamore me Iranin, vendosur, preteksti për t’u mbrojtur kundër një sulmi nga Irani nuk qëndron më, kështu që sistemet e mbrojtjes raketore nuk duhet të zgjerohen:

“Programi mund të pezullohet tani. Nëse vazhdojmë me të, do të përçajë aleancën e NATO-s, sepse Rusia do të thotë: ‘Ja, ky program është vetëm për ne’. Nuk duhet t’i japim justifikim Rusisë të përçajë aleancën e NATO-s. Programi duhet pezulluar”.

John McCain, kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, tha se Rusia po e vë në provë administratën e re Trump me dislokimin e raketave me mbushje bërthamore, dhe kjo kërkon atë që ai e quan “një përgjigje kuptimplotë”.

Presidenti Donald Trump tha se do të ngrejë çështjen e dislokimit nëse do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Zoti Trump ka thënë gjithashtu se ai dëshiron të sigurojë që Shtetet e Bashkuara kanë arsenalin më të mirë bërthamor në botë.

Aktualisht, Rusia ka 7 mijë mbushje dhe Shtetet e Bashkuara 6 mijë e 800, sipas grupit anti-bërthamor Ploughshares Fund.

Një traktat i vitit 2011 që kufizon armët strategjike paracakton që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara t’i kufizojnë arsenalet e tyre të armëve bërthamore në nivele të barabarta vitin e ardhshëm, dhe të qëndrojnë në këto nivele për 10 vjet. Presidenti Trump e ka quajtur traktatin të “njëanshëm”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Shtyhet shkarkimi i drejtoreshës së AMF, PD dhe LSI bojkotojnë komisionin

Shtyhet shkarkimi i drejtoreshës së AMF, PD dhe LSI bojkotojnë komisionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In